11 milionë euro për “hyjnorët” në Mitrovicë të Veriut(!)

0
203
Ura e Ibrit, Mitrovicë

(SH)embull në Kohë

Në Prishtinë, qeveria Kurti 2, ka marrë vendim, që për “hyjnorët” – për pakicën serbe(sic!) në Mitrovicën e Veriut të paguajë 11 milionë euro për shpenzimet e energjisë elektrike(sic!).

A ka ndodhë në ndonjë shtet tjetër në botë, që për një pjesë të pakicës së qytetarëve, shpenzimet të energjisë elektrike të paguajë qeveria(sic!).

Nuk ka askund në botë, që qeveritë të paguajnë energjinë elektrike dhe shpenzimet tjera për qytetarët “hyjnorë”(sic), sikurse kjo që po ndodh me pakicën serbe në Mitrovicën e Veriut(sic!).

Kush duhet të ndihmojë të varfërit dhe të papunët(shqiptarë) në shtetin e Kosovës…?!

Pse ndihmohen vetëm “hyjnorët” e pakicës serbe…?!

Çikago, prill 2021


Ndodh edhe kjo

Deputetja e popullit Mimoza Kusari-Lila, shpejt e ka ngritur “flamurin e bardhë”(!)

Deputetja e popullit Mimoza Kusari-Lila, që tash sa kohë i ka ndërruar partitë politike sikurse çerapat(sic!), në mbledhjen e sotme të Komisionit gjegjës të Kuvendit të Kosovës në Prishtinë, ku u muar vendimi i qeverisë Albin Kurti 2, për të paguar shpenzimet për energjinë elektrike të hargjuar për pakicën “hyjnore” të serbëve në Mitrovicën e Veriut(!).

Fjalimi i deputetës së popullit Mimoza Kusari-Lila, u pa nga afër se si ajo e ngriti “flamurin e bardhë”(sic!), për një vendim të paparë në botë për pagesën 11 milionë euro për shpenzimet elektrike të “hyjnorëve” të pakicës serbe në Mitrovicë të Republikës së Kosovës!

Mimoza Kusari-Lila, shpejt e keni ngritur “flamurin e bardhë”(!).

Çikago, prill 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.