I N V A L I D I – poezi nga Rrustem Geci

0
1816
Rrustem Geci - vepra

I N V A L I D I

Prej gjakut të jetës është liria jonë
Lufta UÇK-së disave u duket asgjë
në luftë i kam humbur gjymtyrët
shumë nga tanët tretën mërgimeve

Me gjak trimash çliruam Kosovën
liria gjak prej gjithsecilit ka pirë
me mija kanë rënë në beteja, dhe
me mijëra të lidhur na i pushkatuan

Kosovë, jam krenar me luftën që
bëra, unë vet e zgjodha veten në
luftën për liri, vdekjen e kam parë
disa herë, lufta m’i mori këmbët

Prej gjakut të jetës është liria jonë
toka sërish i takon barit dhe luleve
tashti jam ( invalid ) i pa rëndësi
njeri i pamjaftueshëm për vetveten

Jam i nderuar që isha pjesë e luftës
e jo një i shtirur dhe tregëtar lirie
kam një mbesë me emrin, Shqipëri
luan gëzueshëm, e qeshet si fëmijë!…

Rrustem Geci – Dortmund, 2016

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.