Poezi nga Rrustem Geci

1
1899

P R E S H E V A

Jam bimë e Mollës së Kuqe
jo luginë, po krahinë e gjerë
jam pjesë e dheut shqiptar
jam e pushtuar nga Serbia
Si të jetoj nën terr të serbit
nën duart e tij të përgjakura
më sheh sa jam e poshtëruar
për çdo ditë jam e burgosur
Në këtë atdhé me Preshevë
me Bujanoc dhe Medvegje
plotë tokën e kam me varre
plotë tokën e kam me të rënë
O ti që atje flet krejt ndryshe
Jam degë e Mollës së Kuqe
Kosovë është emëri im! Dhe
Shqipëri është Presheva, hej!…

BIJTË E BURGOSUR

Dritë e hënës ç´ke moj nënë
yjet po pyesin pse s´ka hënë
gjyqet e huaja gjyq na bëjnë
nderin e luftës të na zhbëjnë

Oj Kosovë, flutur me fletë
brenda burgut,… burgu vret
Burg i Huaj s´shprehë drejtësi
djemtë e tanë i mban n´ kuvli

Fol Kosovë, Kosovë-Shqipëri
pjesë të tokave i kem n´robëri
plagët e tokës po lëshojnë za
pse s´formojmë ushtri o vëlla

Gjaku i lirisë kurrë s´vjetrohet
nëpër shekuj, dhe as n´histori
fol Kosovë, trimja e shqipeve
duam Bashkimin me Shqipëri!..

GJUHA SHQIPE

Shqipërisht e shqiptarëve
shqipërisht e tërë atdheut
aq sa je atllantishte, aq je
pellazge, dhe shqipërishte

Gjak gjuhësor i shqipes
gjak shkrimor për këngë
tërë gjuha e shqiptarëve
flitet dhe shkruhet bukur

Dy perandori xhelatësh
tokat na i mbushën varre
libra të tërë na i dogjën
dhe vepra krejt të fillimit

Jam shqipja e të lashtëve
jam gjaku juaj gjuhësor
jam gjuha e shqiptarëve
trashëgimtarja, Shqipëri!

Rrustem Geci – Dortmund, 2016

1 KOMENT

  1. SHQIPTAR

    Ruaje gjakun e pastër
    Dinjitetin kombëtarë
    Krenarinë tonë
    Besën bujarinë
    Nderin lavdinë
    Lirinë si sytë
    Atdheun anekënd
    Mençuria guximi
    Por ah

    Pjesët e trungut
    Manastiri
    Camëria
    Medvexha
    Ulqini

    Bashkimi shpirtëror
    Gjeografia jonë.

    Nga Halil Preniqi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.