7 speciet kryesore njerëzore, që u zhdukën

0
1666

Ky shkëmb hapësire, ​​që ne e quajmë Tokë ka qenë rreth e rrotull, për më shumë se 4.6 miliardë vjet. Gjatë gjithë këtyre viteve, mijëra, ndoshta miliona specie të ndryshme janë zhdukur, duke përfshirë disa nga kushërinjtë tanë dhe paraardhësit e drejtpërdrejtë si “njeriu i punës” (Homo ergaster) dhe “njeri i dobishëm” (Homo habilis), për të përmendur një çift.

Ju ndoshta nuk e dini se njerëzit e parë modernë (Homo sapiens) u shfaqën ndërmjet 400,000 dhe 250,000 vjetëve më parë. Në atë kohë nuk kishim shumë konkurrencë, vetëm disa Neandertalë këtu e atje, të cilët me siguri na ndihmuan të mbijetonim dhe të zhvillonim aftësitë tona njohëse, në vend që të përdorim forcën brutale për gjithçka.

Sidoqoftë, asnjë nga njerëzit e tjerë të gjinisë Homo nuk mbijetoi në këtë udhëtim të rëndë, duke lënë Homo sapiens në krye të planetit. Pra, këtu janë 7 speciet më të shquara të njeriut, që u zhdukën me kohën…

1. Homo georgicus
Kjo “lidhje e specieve” ndërmjet Homo habilis dhe Homo erectus u gjet në Gjeorgjia në vitin 1999 dhe besohet të jetë së paku 1.8 milion vjeç. Kafkat e tyre ishin mjaft të vogla, por kush ka nevojë për trurin, kur përdor forcën?! Këto specie u vendosën në Europë rreth 800,000 vjet më parë.

2. Homo ergaster (“njeriu i punës”)
Le të udhëtojmë tani në Afrikën Jug-Lindore, 1.9-1.4 milion vjet para Krishtit. “Njeriu i punës” ishte pak a shumë si Homo erectus, por me disa dallime të dukshme në strukturën e kafkës dhe madhësinë e trurit. Ata përdorën akset e gurit dhe me gjasë kuptuan se si të bëjnë zjarr shumë kohë para të tjerëve.

3. Homo rudolfensis
Në vitin 2007, një kafkë 1.9 milion vjeçare u la pranë Liqenit Rudolf në Kenia. Vetëm një mbetje e vetme e kësaj specie është gjetur deri më tani, dhe sipas shkencëtarëve ajo ishte më shumë një majmun i zgjuar, sesa një njeri.

4. Homo antecessor
Një prej paraardhësve tanë të parë evropianë, u vendos në të gjithë kontinentin nga Spanja në Gjeorgji 1,2 milionë deri 700,000 vjet më parë. Truri i tyre i madh (mbi 1000 cc) i ndihmoi jashtëzakonisht gjatë sundimit të tyre në Evropë.

5. Homo habilis (“njeriu i dobishëm”)
Shumë studiues besojnë se Homo habilis, ka jetuar 2.5 deri 1.8 milion vjet më parë, mund të ketë qenë lloji i parë i gjinisë Homo, që të shfaqet ndonjëherë. Thuhet se ata ishin speciet e para, që përdornin mjete guri, por ato kryesisht përdoreshin për prerjen e mishit të një kafshe të vdekur, në vend të gjuetisë ose vetëmbrojtjes.

6. Njeriu i Neandertalit (Homo neanderthalensis)
Djemtë e mëdhenj janë këtu! Mbetjet e tyre u gjetën në të gjithë Evropën dhe Azinë Perëndimore. Neandertalet ende vazhdonin të lëviznin në tokë jo shumë kohë më parë, rreth 24,000 vjet më parë dhe së pari u shfaqën 130,000 vjet më parë. Dhe meqenëse paraardhësit tanë të drejtpërdrejtë po jetonin jetën e tyre, dhe duke pasur këto brutalë hundë-gjerë si fqinjë, patjetër që kishte përzierje të ADN-së. Ata ndoshta do të mund të flisnin me fjalë dhe fjali, luanin flautë të formuar nga femurët e ariut, dhe disa kërkues madje thonë se ata i varrosin të vdekurit e tyre. Njohja me njerëzit, ndoshta ne pamë se çfarë po bënin djemtë e mëdhenj dhe filluam ta bënin këtë vetë, por në një mënyrë më efikase.

7. Homo sapiens idaltu (“njeri i moshuar i mençur”)
Një tjetër nëngrup i zhdukur më herët i Homo sapiens – Homo sapiens idaltu – u vendos në Afrikë 160.000 vjet më parë. Me kapacitetin e trurit të krahasueshëm me një njeri modern, këto homo kishin shumë gjasa me paraardhësit tanë të drejtpërdrejtë. Pas tyre ishin Homo sapiens sapiensat e parë – Khoisan (Bushmen e sotme), i cili u shfaq rreth 110,000 vjet më parë në Afrikën Lindore.

Përktheu Arben Çokaj

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.