Filloi rigjykimi poltik kundër Grupit të Dobrosinit

0
623
Skënder Jashari - UÇK

Skender Jashari *)

Gjykimi filloi në ora 09:30, duke u vonu si zakonisht vetëm avokatët e caktuar. U rimor dëshmia e dëshmitares eksperte të armëve të zjarrit, e njejta që ishte edhe në gjykimin e mëparshëm. Kjo dëshmitare dëshmoi për armën e vetme që ishte sekuestruar në banesën e Skender Jasharit, e që prokurori i Fraksionit Politiko-Kriminal të EULEX-it Maurizio Salustro, i’a kishte faturu Valon Jasharit (si zotërues i banesës në emër të të cilit e bastisë). Dëshmija e dëshmitares eksperte të armëve të zjarrit, realisht të armës TT, nuk inkriminonte asnjëri në lidhje me përfshirjen ose jo në ndonjë vepër tjetër penale, e as në rastin për sulmet në Dobrosin të komunës së Bujanovcit, kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë.

Prokuroja e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, disa herë është arsyetuar, si gabim teknik në mospërputhjen e shkresave që dorëzoi, si në numrin serik të armës, pastaj në datën e mbarimit të ekspertizës së armës, etj. Disa a avokatët mbrojtës, por sidomos të akuzuarit Skender dhe Valon Jashari, duke i’a bë pyeje kësaj dëshmitare eksperte, kërkuan të dinin kur është përdorë arma e tillë TT për herë të fundit-derisa, përgjigjet që nuk i’u është kërku caktimi i kohës së përdorimit të armës.

Mirëpo pastaj një anëtarë i trupit gjykues e pyet që kërkesën për ekspertizë të bërë nga prokurori Salustro, në pikën 3. e) i’u kërkohet edhe gjetja e kohës së fundit kur arma e tillë është përdorur, në raportin tuaj nuk shihet të jeni përgjigjur? Dëshmitarja eksperte pohon:” kam harruar, është gabimi im, mirëpo për t’a vërtetu më herët a është gjuajtur me atë armë ishte dashtë të merret dorashka e parafinës!” E që pastaj edhe kryetari i trupit gjykues reagon, si dhe të akuzuarit e apostrofuar.

Duke ardhë në përfundim që dorashka e parafinës mund t’a përcaktoj të dyshuarin a ka gjuajtë a jo me armë, e jo armën kur ka gjuajt për herë të fundit, e as nuk mund të përcaktoj llojin e armës me të cilën është gjuajtur. Po ashtu e pyetur dëshmitarja eksperte, se a është bë ekspertiza magnetike e armës, përgjegjet që jo, nuk i është kërku nga kërkesa për ekspertizë! E që siç u pa më sipër, edhe Salustro e kishte kërku!

Skender Jasharit, më është mohu e drejta që të ripyeste dëshmitaren eksperte, pasiqë kishte reagu një avokati mbrojtës i një të bashkakuzuari, duke u thirrur në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, që të fundit e marrin në pyetje dëshmitarin është trupi gjykues! Derisa Trupi Gjykues e merrte në pyetje dëshmitaren eksperte, ndërhyn dhe e pyet prokuroja e fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, automatikisht Kodi i Procedurës Penale më jepte të drejtën edhe mua si i akuzuar (si palë e barabartë me prokurorin!).

Në ora 11:15, u bë pushimi i drekës deri nëorën 13:00, kur do vazhdoj.

Ndërsa vazhdimi i seancës, u bë në ora 13:00, ku u mor në pyetje dëshmitari i vetëm i rastit, i cili ishte marr edhe në gjykimin e mëparshëm. Dëshmitari deklaron si edhe në rastin e parë, të vërtetën, e cila ishte vazhdimisht në dobi të të akuzuarve Skender dhe Valon Jashari. Prokurorja e fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, i bëri më shumë sesa 50 pyetje, duke qenë shumica pyetje të njejta, sa edhe kryetari i trupit gjykues disa herë ka reagu- duke e ndërpre. Po ashtu dëshmitari pohoi që ka qenë nën presion të EULEX-it, sepse është quajtur “terrorist” dhe “bashkëputorë i terroristëve”. E pasi i ka thënë :” unë as buburrecit udhën nuk ja kam laku”, polici hetues i EULEX-it, më ka thënë:”e dijmë por ti po i përkrah terroristët”. Që edhe ky dëshmitarë ishte terrorizu nga EULEX-i, e kisha bë disa herë në shkresa-fjalën përfundimtare dhe ankesa!

Po ashtu ky dëshmitar, thotë që unë nuk e kuptoj gjuhën angleze, pasiqë prokurorja e fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it,Pas mbarimit të dëshmisë së dëshmitarit, në ora 14:25, u vendos për pushim 10 minutësh, për të vazhdu me dëshmitarin e radhës.

Seanca filloi në ora 14:49, ku dëshmoi dëshmitari ekspert i armëve të zjarrit, të Forenzikës së Kosovës, dëshminë që e kishte dhënë edhe në gjykimin e rrëzuar tashmë. Kryetari i trupit gjykues e pyeti prokuroren e fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, :” a i keni konfisku armët!?”, ajo u përgjigj që:” s’ ka armë!” Edhe pse dëshmoi që dy grupe gëzhojave, janë të njejta në dy raste, dëshmoi, që nuk i’u është dorëzu asnjë armë për ekspertim. Derisa antari i trupit gjykues e ekspertin, :” a ke patur edhe ndonjë rast tjetër që vetëm me foto e pa armë!” Eksperti përgjigjet që jo!

Më pas i’u paraqitën fotografitë të cilat ishin kryesisht të Luftrave Çlirimtare, ku të pandehurit ishin pjesëmarrës. Ky dëshmitarë ekspert dy herë reagon në përkthimin e gabueshëm që bënte përkthyesi, çështje të cilën si në gjykimin e më parshëm jemi ankuar disa herë. Po ashtu edhe në rastin e marrjes në pyetje të këtij dëshmitari ekspert, kryetari i trupit gjykues së paku tre herë, e ka ndërpre prokuroren e fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, për “pyetje të palejuara”. Dëshmia e këtij dëshmitari mbaroi në ora 16:20.

Kryetari i trupit gjykues, mori mesvendim që seanca të shtyhet, pasi nuk kishte më kushte të vazhdoj.

Kërkoi nga prokurorja e fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, që t’ia thoshte arsyen :” përse dëshiron ta thërras dëshmitarin-viktimën (policin e Serbisë) që është plagosur në Dobrosin!?” Disa herë është kërku arsyeja, por prokurorja ende vazhdon bindshëm të ndjek urdhëresat nga eprorët e saj në fraksionin politiko-kriminal të EULEX-it dhe shantazhimet e Serbisë (Ivica Daçiqit), duke më akuzu prapë për kryerje të veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” përmes kryerjes së veprës penale “sulm terrorist”( e që Gjykata Supreme në aktgjykimin e saj PML-241/15, të 19 prill 2016, thotë që nuk e kanë kry sulmin terrorist e as organizimin dhe pjesëmarrjen në grup terrorist).

Kryetari i trupit gjykues, e vuri në dijeni që Gjykata Supreme shkaku i ankesave të 4 avokatëve dhe të 4 të akuzuarve, të dy aktgjykimet e gjykatave ( gjykatës themelore të Gjilanit dhe Gjykatës së Apelit në Prishtinë ) i ka rrëzu dhe e ka kthy lëndën në rigjykim dhe nuk mund të shkoj kjo në dëm të tyre ( sipas nenit 395 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës). Në fund trupi gjykues vendosi të marr përsipër prokuroja në fjalë, që të sjellet dëshmitari-viktima (polici serb), vetëm përmes rrugës ligjore përmes Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës.

Prokurorja e fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, kërkoi që në rast që s’ mund të sigurohet prania e dëshmitari-viktimës, në atë ditë të thirren dy dëshmitarë të tjerë, të cilët po ashtu janë dëgju në gjykimin e rrëzuar ( e të cilët po ashtu s’ kanë asgjë relevante në lidhje me rastin). Pastaj trupi gjykues vendosi që gjykimi të vazhdoj më 6 prill 2017, në dëgjimin e këtij dëshmitari-viktimë!

P.s: Fraksion politiko-kriminal të EULEX-it, kupto grupin e caktuar në kuadër të këtij misioni, që janë nga shtetet që janë kundër Shtetësisë së Kosovës dhe që veprojnë nën ndikimin e Serbisë në Kosovë. Nuk përfshihen shtetet mike të Republikës së Kosovës!

Më: 08.02.2017

*) Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.
Mbaroi master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.