Plagtë e Shqipes

0
646
Vat Marashi

Dr. Vat Marashi

Kush plàgt’ si Shqipja i duròi…,
Pa hak “thikat” me mija Vjet,
I presin “Rremat” deri “bijt” e vet,
Asàj që Mesdhèun me Lavdì mbuloi!
Prandaj ku t’kètë prapë dèshìr’ Lirie
E t’ketë mbèt pìk’ gjak Shqiptari…,
Ta rùejm’ kèt’ perlë dhuràtë Perenìe,
Ajo pèrmbì t’tjerat shndrit porsi Àri…
E para Arbreshve…, ùn’ perkulem sot,
Si me shekuj me aq perkushtim,
E ruejtën n’Zèmër me gjak e me lot…,
Por “sot e mot” ta rùèjm’ me “Bashkim”…

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.