Takim me studiuesin Niko Stylos në Düsseldorf

0
1984
Niko Stylos

Pal Sokoli Pal Sokoli

Sot në Düsseldorf u mbajt takimi me studiuesin Niko Stylos. Niko u përqendrua ne shpjegimin e shumë mbishkrimeve me domethënie ne gjuhën shqipe te vjetra 300-500 vite para Krishtit… Niko Stylo u përqendrua edhe në alfabete te ndryshme e sidomos interesant ishte një Disk i gjetur ne një pallat ne qytetin e Pfaistos ne Kretë nga arkeologu italian Luigj Pernier ne vitin 1908 me një diametër te ç’rregullt 16-16,5 cm dhe me trashësi 1,6-2,1 cm dhe me 241 figura ne te dy anët.

Ky Disk cilësohet si nder arti-faktet e para me mbishkrime qe u përdor edhe për shkrime te tjera. Edhe pse nuk mund te deshifrohej deri sot, Niko Styllo solli deshifrimin e saj qe ishte nje poezi dashurie dhe e tera ne gjuhën shqipe…

Niko sot solli edhe deshifrime te tjera, qoft mbishkrime ne Freska të ndryshme ne Manastire apo Artefakte të ndryshme qe datojnë me qindra apo edhe mija vite para Krishtit…
Publiku ishte mjaft i interesuar dhe bënë pyetje të ndryshme ne lëmin e etimologjisë, gjuhës dhe alfabeteve te ndryshme qe dëshmojnë edhe lashtësinë tonë.

Niko Stillo po bënë një punë të madhe për te dëshmuar dhe argumentuar se kemi shkrime qe janë ndër me të vjetra ne botë, dëshmi këto qe dëshmojnë edhe lashtësinë tonë si popull, çoftë si pellazg, etrusk, apo ilir…

Niko njeh edhe gjuhën e greqishtes se vjetër qe shumë grekë sot nuk e dinë dhe kjo i ndihmon shumë ne studimet e tij.
Studiuesit e sotëm si dukët janë të mjaftueshëm në studimet e tyre të derisotme dhe me vështirësi po dalin nga kornizat e tyre. Studiuesi si Niko Styllo do një përkrahje më te madhe nga Akademitë apo studiuesit e tjerë.

Miku ynë dhe studiuesi Niko Stillo do të jenë prezent edhe ne Manifestimin Azem Shkreli qe do mbahet me 27 maj ne Ennepetal.
Një përkushtim te veçant për këtë takim qe u mbajt ne lokalët e tij te shkollës ABC dha drejtuesi i saj Hajredin Ibrahimi…
Apeloj qe intelektualët shqiptarë kudo janë e sidomos ne Gjermani të përkrahin. Është nder ta kemi nëpër çdo Manifestim qe bëjmë.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.