100 vjet prapa çdo shteti!

0
1021

Besnik Palnikaj

100 vjet prapa çdo shteti!
——————————-
100 vjet zënka dhe sharje
100 vjet luftë mes shqiptarve,
100 vjet me padrejtësi
100 vjet buke pa u n’gi.
100 vjet me politikë
100 vjet luftë për karrikë.
100 vjet e prapë vazhdojmë
100 vjet e ku s’po shkojmë.
100 vjet tuj vra mes veti
100 vjet tuj msy prej deti,
100 vjet tuj dashtë me ikë
100 vjet e pa njoftë ditë.
100 vjet plot me premtime
100 vjet shpresa jetime,
100 vjet e nuk u msuem
100 vjet për ´hiç´ luftuem.
100 vjet komb i përqarë
100 vjet bese me tradhetare,
100 vjet u banë me rradhë
100 vjet tuj vra vllau-vllanë.
100 vjet mbetem n’harresë
100 vjet për mbijetesë,
100 vjet e njesoj mbeti
100 vjet prapa çdo shteti.

Nga: Besnik PALNIKAJ

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.