Fytyra e vërtetë e Hashim Thaçit!

0
706
Faik Krasniqi

Faik KRASNIQI

Ideja e Presidentit Thaçi për ushtrinë, pa kordinim me partnerët strategjikë si SHBA-në dhe NATON-në, ishte më shumë çështje aventure dhe bajraktarizmi nga ana e tij. Tërheqja nga bërja e ushtrisë është një dështim i madh i këtij presidenti. President i zgjedhur mes molotovit, protestave dhe shtetrrethimit. Ai do të duhej të jap përgjegjësi për iniciativën e dështuar. Iniciativë dhe lojë shumë e rrezikshme, duke marrë parasysh se në çfarë mënyre tentonte ta krijonte ushtrinë, pa mbështetjen e ndërkombëtarëve, edhe pse gënjente opinionin se kjo iniciativë është në kordinim të plotë me SHBA-në dhe NATO-në. Prandaj, dorëheqja është e pakta që duhet të bënte, por duke e njohur ai nuk do të jap dorëheqje. Tekefundit nuk është hera e parë që na gënjen për gjëra madhore.

Prej 2007 kur u zgjodh për herë të parë kryeministër na ka gënjyer. Gjatë fushatës parazgjedhore në vitin 2010, na premtoi që brenda 18 muajve qytetarët e Kosovës do të fitojnë liberalizimin e vizave. Jemi në Prill të 2017 dhe një gjë e tillë akoma nuk ndodhi. Para disa viteve tha se Dick Martin do ta padis për shpifje. Një padi e tillë nuk ndodhi kurrë. Gjatë fushatës parazgjedhore të 2014, premtoi se do të krijojë 200 mijë vende të reja të punës. Jo vetëm që nuk u hapën këto vende të reja pune, por papunësia dhe varfëria u thelluan akoma më shumë. Vetëm të rikujtojmë fundin e vitit 2014 dhe fillimin e 2015, kur vendin drejt Perëndimit e lëshuan mbi 150 mijë qytetarë të Kosovës.

“Nëse nuk krijohet Ushtria, do të japë dorëheqje”. Nuk e kishte seriozisht themelimin e Ushtrisë, sepse e dinte që në atë formë nuk mund të krijohet. Pasi dështoi në krijimin e Ushtrisë dhe mosmbajtjes së fjalës për të dhënë dorëheqje, tha se po përgatitemi ta akuzojmë Serbinë për gjenocidin e kryer në Kosovë. Një gjë të tillë ka vite që e përsëritë. Por as kjo gjë nuk do të ndodh, sepse në 2010 u futë në bisedime me Serbinë pa asnjë kusht të vetëm. Këto ishin vetëm disa nga premtimet e tij. Përrallat e tij që kalon nga një premtim në tjetrin dhe kurrë asnjërën nuk e realizon. Ky është Hashim Thaçi dhe fytyra e vërtetë e këtij njeriu. Njeriu më kontraverz në skenën politike.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.