Mjerë “qytetaria” dardane e iftarit dhe e çajit të rusit

1
1143

A po e shikoni ndryshimin në mes komunizmit dhe islamit?

Me tmerron ajo që më shohin sytë jo vetëm në ish qytetin tim, Pejën, ku qytetaria evropiane e para tridhjetë vjetësh, po degradon në “qytetari” anadollake të kohës së Baba dovletit dhe në mendësi beduinësh.

Gani MEHMETAJ

Kuzhinat kolektive ruso-islamike

Kuzhinat kolektive ruse-sovjetike kanë mbizotëruar nga Vladivostoku në Lindjen e largët, nëpër Moskë, Varshavë, Budapest, Beograd, Tiranë deri në Vlorën e Ismajl Qemalit. Udarnikat (sulmuesit), pasi bënin punën kolektive shpërbleheshin me darkë kolektive, ku mbizotëronin burrat e djersirë e të palarë. Atëbotë të gjitha shtetet komuniste donin t’u ngjasonin rusëve, sepse rusët e përhapën komunizmin.

Kuzhinat kolektive ruso-sovjetike u zëvendësuan me kuzhinat kolektive beduino-islamike. Mendësia e kolektivizmit a tufëzimit të burrave ruso-sovjetik (në traditën e mendësinë shqiptare kishte vetëm tufëzim delesh), u zëvendësua më tufëzimin e ideologjisë beduino- islamike. Një pjesë e “qytetarisë” dardane duan të imitojnë beduinët, mu si dikur që imitonin ruso-sovjetikët. Beduinët përhapës të islamit u bënë model jetese, që është degradimi i frikshëm, kthim 1300 vjet prapa.

Udarnikat e tipit të Stahanovit a Zhelezovit, u zëvendësuan me agjëruesit e tipit të Ramadanit e Abdylmenafit, që kundërmojnë djersë e gazra nga, të cilëve shoqatat anadollake e beduinësh ua shtrojnë një darkë (ifatar) të bollshme, sepse agjëruan- sakrifikuan për islamin. Dhjetë apo njëzetë vjet më parë shqiptarët e Dardanisë nuk e kishin idenë se si bëjnë iftar beduinët, ndërsa sot i imitojnë si majmuni.

Mjafton ta kesh një kryetar komune të korruptuar nga mafia myslimane, mjafton ta kesh një kryeministër të kapur nga një shtet i fuqishëm islamik dhe kuzhinat kolektive e faljet kolektive në sheshe kryeqytetesh e tronditin botën.

Degradimi i frikshëm

Me tmerroi ajo që më shohin sytë në qytetin tim, Pejën, ku qytetaria evropiane e para njëzet vjetësh, po degradon në “qytetari” anadollake të kohës së Baba dovletit. Te jesh qytetar, nënkupton kulturë, arsimim, traditë qytetare e atdhetarie, por nuk nënkupton të lindesh në një qytet pa identitet kombëtar dhe të imitosh si majmuni ish-pushtuesin turk e traditën arabe. Ata që dikur e imitonin majmunçe serbo-jugosllavët, sot më të njëjtin servilizëm po imitojnë mendësinë beduine.

Mjerë qytetaria jonë, që ka mbet në iftare e në çaj rusi !

1 KOMENT

  1. Poashtu e mjere qytataria DARDANE, me emra dhe mbiemra arabotyrqelik… si per shembull. Gani, Mehmet, Abdylguxhuf, Abdylmenaf, Hasan, Gadaf, Naser, Mahmuuuut, Zylfikar…

    Pra, o arabi i jem i dashtin tyrqelik… Gani Al Mehmetoglü… 20 Euro dhe deshira …jane harxhimet, qe gani al kehmetaj te behet AGRON DARDANI… PER SHEMBULL…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.