Rreziku i LDK-së nga krijimi i miteve të rrejshme!

0
647

Shkruan: Florim Zeqa, 28.06.2017

Krijimi i miteve apo personaliteteve imagjinare ekziston nga lashtësia. Ndërsa krijimi i personaliteteve të dyfishta është dukuri e kohës sonë, është dukuri e njerëzve me ambicie të theksuara karrieriste, duke shkelur mbi fatkeqësinë e të tjerëve.
Glorifikimi i ngjarjeve historike, ka ndikuar në prodhimin e figurave mitologjike, në shpërputhje të plotë me realitetin e kohës dhe hapsirës në të cilën kanë vepruar.

Ndërsa personalitetet e kohës sonë janë të ndërtuara në përputhje me realitetin, vërtetësinë e ngjarjeve dhe kohezionin politik.
Kështu bie fjala, imazhi i personalitetit të liderit historik Ibrahim Rugova, është ndërtuar përgjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar, nën prangat e okupimit klasik serb. Urtësia, sinqeriteti dhe përçimi i frymës unifikuese e kishin bërë Ibrahim Rugovën, personalitet të dashur për bashkombasit e tij dhe të respektuar nga bashkësia ndërkombëtare, personalitet të papërseritshëm në 100 vjetshin e ardhshem.

Se në ç’masë ishte ngritur personaliteti i Ibrahim Rugovës, u dëshmua në lamtumirën e fundit në janarin e vitit 2006. Krahas një pjesmarrje masive të popullatës shqiptare, kur temperatuarat ishin minus 20 gradë, e paparë dhe e jashtëzakonshme ishte edhe pjesmarrja e burrështetasve dhe personaliteteve më të njohura të arenës ndërkombëtare.

Fjalët që u shkruan e than për të nga personalitete të shquara vendore dhe ndërkombëtare, janë treguesi më i mirë për respektin që gëzonte lidershipi i Ibrahim Rugovës në botën shqiptare dhe arenën ndërkombëtare.
Ky imazh pozitiv i Ibrahim Rugovës, kishte bërë që pas shkuarjes së tij në amshim, në radhët e LDK-së të fillojë një betejë e ashpër mes eksponentëve politikë, të shndërruara më pas në grupe rivale në këtë subjekt politik me qëllim të përvetësimit të “vazhdimësisë” rugoviane në LDK.

Një betejë e tillë, madje edhe shumë më e theksuar dhe sostifikuar është duke vazhduar këtyre viteve, muajëve, javëve dhe ditëve të fundit.
Përkundër dëshirës dhe ambicieve për të marrë primatin e vazhdimësisë rugoviane në LDK, asnjëri nga pretendetët politik deri më sot nuk arriti të krijoj besueshmëri dhe lidership të përmasave rugoviane, përkundrazi e bënën të kundërtën, duke e ndarë dhe përqarë elektoratin si asnjëherë më parë.

Madje lidershipi aktual i LDK-së, e ka bastarduar aq keq frymën rugoviane në LDK, duke shkaktuar krijimin e grupeve edhe brenda klanit të cilin ai drejton, gjegjësisht krijimin e dy blloqeve artificiale;
– bllokun e mbështetësve verbal dhe
– bllokun e të “”rebeluarëve” artificial.

Si njëri, ashtu edhe tjetri bllok politik, janë në shërbim të tij, janë të klonuarit e tij të cilët ai i përdorë dhe i futë në veprim varësisht prej situatave dhe rrethanave elektorale.
Përgjatë këtyre viteve të sundimit të klanit Mustafa në LDK, askush nuk e ka mbrojtur më mirë se sa të “rebeluarit” e tij. Pa dashur të personalizoj situatën, me qëllim të vërtetimit të asaj që ceka më sipër, do i marrë vetëm dy raste si shembuj, kur të “rebeluarit” u treguan besnikët me të mëdhenjë të tij.

Rasti i parë, ka të bëjë me kohën e VLAN-it, gjegjësisht të zgjedhjes së Isa Mustafës kryeparlamentar në kuvendin jolegjitim (pa pjesmarrjen e pozitës), kur të njëjtin e rrëzoj Gjykata Kushtetuese. Pikërisht në atë përballje me Gjykatën Kushtetuese, avokate e tij ishte njëra nga grupi i të “rebeluarvë”. Për koinçidencë, sikurse në rastin e parë, edhe në rastin e dytë, me rastin e shkarkimit nga posti i kryeministrit (përmes “Mocionit të mosbesimit” të organizuar pushtet-opozitë) me 10 maj 2017, prap në cilësinë e deputetes e luajti rolin e avokatës e “rebeluara” e tij, por kësaj radhe në mbrojtjen e idhullit të saj, ishte e shoqëruar edhe nga “avokatë” të tjerë nga grupi i të “rebeluarëve”,…duke u munduar të mbrojnë të pambrojturin përmes lëvdatave mitologjike, duke e shndërruar atë në “djallë të mbështjellur me lëkurë qengji”!

Kjo dëshmoj edhe një herë, se gjithë ata që paraqiteshin si të “rebeluar”, i qendronin gjithnjë nën sqetull diktatorit. Sa herë që e ka kërkuar nevoja, hapur apo fshehurazi i kanë mbajtur “zhagun” Isa Mustafës në shkatërrimin e LDK-së rugoviane.
Edhe përkundër faktit se ditëve të fundit janë shtuar zërat (me të drejt) për dorëheqjen e Isa Mustafës si pasojë e debaklit zgjedhor, një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodhë. E vështirë të ndodhë dorëheqja e Isa Mustafës së barrikaduar nga klani mafioz i sejmenëve të tij dhe akoma më vështirë të ndodhë shkakrimi shkaku i mbrojtjes nga të “rebeluarit” e tij nga brenda!

Mirëpo, edhe në këtë aspekt janë duke u bërë përgatitjet, për të ruajtur vazhdimësinë e klanit Mustafian në LDK, nga figura krejtësisht të panjohura politike në përiudhën rugoviane.

Kështu pra, asgjë nuk ndodh rastësisht, i rastësishëm nuk është as anatemimi i figurave markante, themeluesve dhe veprimtarëve më të devotshëm të LDK-së, të atyre që i qendruan besnik për 27 vite rresht filozofisë politike rugoviane.
Ngritja e shpejtë e disa figurave politike në LDK-në post-rugoviane u ngjanë “Këpurdhave pas shiut”, të cilave do t’u gëzohej vetëm kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri, për t’i përdorur si “lënd të parë” në fabrikën e premtuar të Këpurdhave në një rajon të Mitrovicës.

Kur jemi në këtë segment, të gjithë mbështetësit e liderit diktatorial të LDK-së, qofshin ata të hapur apo në prapaskenë, e kanë afatin e shkurtër të mbijetesës në politikë, ngjajshëm me këpurdhat e Bahtirit, apo thënë edhe më qartë, janë mite të rrejshme, të krijuara në mënyrë artificiale nga mentorët politik të lidershipit post-rugovian në LDK.

Nuk është hera e parë që dëgjojmë zyrtarët e lartë të LDK-së duke u thirrur në emrin e presidentit historik Ibrahim Rugova! Kjo vjenë në shprehje, jo rezultat i dashurisë dhe përkushtimit që kanë ndaj ish liderit shpirtëror, por si pasojë e dështimit të tyre në menaxhimin e partisë dhe keqqeverisjen e vendit.

Dikush po harron së ka kaluar koha e miteve, jemi në shekullin 21, ku distanca mes mitit e realitetit është shumë e largët. Zhvillimi i hovshëm teknologjik nuk e lejon më krijimin e miteve si në të kaluarën.
Andaj krijimi i miteve të rrejshme, nuk e forcon LDK-në, përkundrazi e katandisë dhe shkatërron atë në themel, ashtu siq e kanë projektuar kundërshtarët politik të Ibrahim Rugovës.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.