6.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Pse duhet ngritë monument dy italianve që shpëtuen Shkodren nga minat gjermane...

Pse duhet ngritë monument dy italianve që shpëtuen Shkodren nga minat gjermane në nandor 1944

0
1012

Këtë hisotri e dijnë të gjithë shkodrant, të cilët perjetuen nandorin e vitit 1944. Por kjo histori ka kalue edhe në brezat e bijve te tyne. Rreth kësaj historie ka folë shkodrani Stef Staku, i cili e din këtë histori nga i jati, patrioti shkodran Zef Staku dhe nga nana e tij shkrimtarja Lajde Staku.

Këtë që ka tregue Stef Staku, e që e din e gjithë breznia e atëhershme, e ka pershkrue shkrimtarja shkodrane Marita Bekteshi Urbano në nji shkrim të sajë me titull “Historia e ushtarit të fundit dhe çlirimi i Shkodrës më 20 Nëntor 1944”. Nga ky shkrim unë shkeputa pjesën ku tregohet historia e dy italjanve, që shpëtuen Shkodren nga minat gjermane.

Pjesa nga shkrimi i Marita Bekteshi Urbano:

“Në permbledhjen e shkurter narrativo-historike që Stef Staku ka shkrua na shpjegon koincidencen e nje akti heroik me daten e çlirimit të Shkodres e relativisht të gjithë Shqiperisë. Ngjarja ka ndodhur në rrugen Lin Delia, në një banesë që kishin uzurpuar komadoja gjermane me disa oficere të SS.

Në darken e fundit të qendrimit në Shkoder, kur ushtria gjermane vendosi të terhiqej pa luftime, duke udhetuar gjatë nates në drejtim te Malit te Zi, edhe per të evituar sulmet e aviacionit anglo–amerikan, ushtarët gjermane marrin peng dy italianë, specialiste xheniere ( e njihnin vendin ku jetonin ) dhe i detyrojnë të venë minat në disa pika të rendësishme jetike të qytetit te Shkodres, e me pas t‘i aktivizojnë per t’i hjedhë në erë objeket e minueme.

Megjithëse arrijnë të hedhin në erë disa depo armatimesh, pergjithësisht plani u deshton, sepse dy ushtarët kishin sabotuar qellimshem shperthimet e tjera. Pas kesaj, menjeherë gjermenët dhe oficeret e SS turren dhe i kapin në banesen ku fshiheshin dy italianet, per t‘i denuar me vdekje. Edhe pse njeri arrin t’u iki neper oborret e shtëpive, ku njerezit qënë deshmitare, njeri nga ato zihet rob dhe futet i gjallë në dhé e me kokë poshtë nga oficeret gjermane.

Deshmitarët tregojnë per thirrjet e tmershme të italianit që u varros i gjallë, per të shpetuar Shkodrën nga hedhja në erë. Ndersa miku i tij ishte fshehur 200 meter me larg tek vendi që quhej fabrika e vaj-sapunit. Të nesermen, gjermanët qenë larguar nga qyteti dhe në oren 10:00 ishte parë motoçikleta e fundit e gjermanëve në fillim të rruges Lin Delia pikerisht tek kryqezimi i rrugeve tek spitali.

Stef Staku tregon per respektin që ju dha ketij heroi në ceremoninë e varrimit tek varrezat katolike të Rrmajt në Shkoder, brenda të gjitha regullave, me pjesëmarrjen e klerikeve, komunitetit italian si dhe shkodranëve që respektuan edhe aktin e tij humanist. Eshtrat e ushtarit italian u terhoqen nga ato varreza në vitin 1960 pas marrëveshjes se dy qeverive per terheqjen në vendlindje të ushtareve italiane të vrare”.

Prandej duhet t’u ngrihet nji monument dy italianve që shpetuen Shkodren nga minat gjermane në nandor 1944, per te njajten arsye që iu ngrit monumenti në Shkodër gjeneralit turk nga Iraku, Hasan Riza Pashës.

Pregatiti Paul Tedeschini
Me 2017-11-16

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.