SHQIPONJAT E MEDVEGJËS ME EKSPOZITË NË PRISHTINË

0
1063

Shkruan Rrahman Hyseni, shkrimtar

Në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë, sot më 29 dhjetor 2017, duke filluar nga ora 14, u hap ekspozita e punës shumëvjeçare e SHKA”SHQIPONJAT E MEDVEGJËS”, me drejtor Dr.Selman Rexhepi, e themeluar më 11 mars 2008 nga një grup medvegjasish të shpërngulur në Prishtinë.

Kjo shoqëri kulturore-artistike në fillim numëronte 10 anëtarë

nga komuna e Medvegjës (Kosova Lindore). Duke parë vullnetin dhe dëshirën për punë, sot nën ombrellën e vet kjo SHKA numëron pesëfishin e anëtarëve me të reja e të rinj vullnetarë.

Kjo SHKA është e regjistruar në mënyrë legale dhe ka xhirollogarinë e saj bankare.

Shoqëria “Shqiponjat e Medvegjës”vazhdon punën e palodhshme me një staf udhëheqës me forcat vetanake dhe jo të mira, për shkak të mungesës së mjeteve matriale (pa asnjë donator). Merr pjesë në aktivitete kulturo- artistike dhe përçon dhe vazhdon të përcjellë kulturën, veshjen, vallet shqiptare të Medvegjës. Vlen të thuhet se pikërisht kjo veshje karakteristike e Medvegjës u bë shumë e njohur nga të gjitha viset shqiptare, por dhe vendet tjera nepër botë me këto vajza e djem, po nga ky staf i palodhur, dashamirës të kombit dhe kulturës. Sot kjo shoqëri udhëhiqet nga Dr. Selman Rexhepi, i cili me forcën e vullnetit të mirë, me vështirërsi organizon edhe ushtrimet, pasi i mungon një vend i adekuat, mirëpo vullneti dhe atdhedashuria i mban me entuziazëm të madh.

Siç e dimë, kultura tradicionale e një populli, e një kombi, përmban doket dhe zakonet, mënyrën e jetesës kolektive, komunikimin dhe krijimtarinë gojore. Kjo SHKA mori pjesë në shumë aktivitete. Duhet të rikujtohen pa dyshim pjesëmarrjet nga kjo shoqëri, si:

-Në Festivalin Ndërkombëtar “Ylberi i Prishtinës 2008”;
-Në Festivalin Tradicional “Anadrinia Jehon 2009”, në Deje të Rahovecit;
-Në Akademinë Përkujtimore kushtuar Dëshmorëve të Kombit, Hashim Hajdini dhe Florim Rushiti-Kingji;
-Prezantim edhe më dinjitoz ishte pjesëmarrja në Festivalin Ndërkombëtar “Ylberi i Prishtinës 2009″, ku u mirëprit shumë mirë nga publiku dhe u nderua nga organizatorët;

-Morën pjesë edhe në spotin e të madhes, artistes së mirënjohur znj.Shyhrete Behluli, në spotin e këngës për Medvegjën;
-SHKA”Shqiponjat e Medvegjës” organizuan koncert madhështor edhe në Shtëpinë e Kulturës në Fushë-Kosovë, ku ky koncert tregoi suksese dhe intersim, si nga bashkëvendësit, po ashtu dhe nga bashkatdhetarët nga diaspora e me shumë musafirë nga të gjitha viset shqiptare.

Po ashtu ishte prezente edhe në “Sofra Dardane-Tropojë 2011;
-Në Tupallë për festën e Një Majit;
-Në Komunën e Klinës punimet ishin simbolike sa për ta treguar punën dhe ta përmbyll vitin 2017.
Po ashtu numri i pjesëmarrësve ishte solid, të cilët e vizituan këtë ekspozitë, e cila u mbyll në ora 17.00.

Drejtori i “Shqiponjave…” e hapi këtë ekspozitë dhe uroj shëndet dhe mbarsi për vitin 2018 për të gjithë pjesëmarrësit dhe për mbarë kombin shqiptar.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.