Ish presidenti Topi tregon pse nuk i dha shtetësinë Janullatosit dhe kërkesën që i bëri ministrja greke Bakojanis…

0
377

TemA

Ish-presidenti Bamir Topi rrëfeu sot në “Reapolitix” në Reporttv një kërkesë që i ka bërë ish-ministrja e jashtme greke Dora Bokojanis, kur ai ishte në detyrën e kreut të shtetit, lidhur me dhëniën e shtetësisë shqiptare kreut të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, kompasit grek Anastas Janullatos.

Topi tha se Bokojanis iu drejtua me këto fjalë: “Zoti president duam të dimë, nëse do t’ia jepni shtetësinë apo jo?”.

Por Topi deklaroi se e shkarkoi këtë përgjegjësi nga vetja. “Kam thënë se si institucion, për të mos e politizuar, por në funksion të rolit që ka, ju i takoni palët politike, trajtoheni me ta, të bien dakord, të bëjnë propozimin dhe unë do t’ia bëj” – tha ai.

Duke nënkuptuar se vullneti për të mos ia dhënë shtetësinë Janullatosit ishte i partive politike dhe jo i vetë presidentit të Republikës, edhe pse ligji ia njeh këtij të fundit të drejtën e dhënies së shtetësisë qytetarëve të huaj.


Loading…


PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.