Nuk na duhet shteti me personalitete karikaturiale

0
1707
Thaçi - Haradinaj - Veseli

Koment

Nga Skënder MULLIQI

Gjeneratat e vjetra një jetë të tërë e kan kaluar në vendin e tyre. Nuk janë shpërngulur edhe pse kanë pasur shumë arsye. Shumë vështirë ka qenë të jetosh për 100 vjet i okupuar nga serbosllavët, t’i durosh gjitha ato tortura psiqike dhe fizike deri në vdekje. Shovenistët serb më UDB-në famëkeqe kanë zgjedhur metodat më të ndyta karshi shqiptarëve për t’i nënështruar. Na kan ba dëme të mëdha duke na detyruar të shpërgulemi për në Turqi e vende tjera perëndimore, por kurrë ta braktisim masovikisht vendin. Shqiptarët i kan duruar rrahjët, burgosjet, e përsekutimet. Me 1999 shovenistët serb tentuan që të bëjnë spastrimin etnik në krye më kriminelin, Sllobodan Miloshevin.

U mashtruan në politikëbërjën e tyre. Shqiptarët e kishin të drejtën legjitime për të jetuar në tokën e tyre. E fituam luftën së na ndihmuan miqët tanë tradicional të Evropës dhe Amerika mike. I bombarduan caqët kriminale serbe, dhe kështu e ndalën makinerinë shfarosëse të ushtrisë dhe paramilatarëve të Serbisë fashiste. Rezistenca shqiptare dhe kthimi rezultoi më sukses të manhnitshem. Për një kohë shumë të shkurtër shumë të larguar u kthyen në Kosovë. U bë rindërtmi i vendit nga germadhat e luftës.

Por,liria e shumë pritur nuk na erdhi ashtu edhe si e kemi paramenduar shumica. Kosova është një vend i vogël për ti duruar torturat në vazhdimësi. Forma e zgjedhur e sundimit të garniturave që erdhen në pushtet është rrugë e gabuar. Vrasjët politike që ndodhën, korrupcioni i lartë dhe shumë dukuri tjera negative bën që mos të jetojmë mirë. Një kategori e madhe po luftojnë për mbijetesë. Ende shumë familje po jetojnë shumë keq. Ky acar dimri shumë kënd e gjetur pa kulm mbi kokë. Këta politikan, po të digjet vendi nuk japin llogari para popullit për qka janë të obliguar. Me çka nuk u përballë njeriu i ynë gjatë këtyre viteve. Edhe torturat psiqike që po na bëhën e kan një fund.

Këta njerëz shumë e kanë lartësuar vetën. Këta po tregohen agresiv duke menduar se nuk ka kush ti ndalon në rrugën të cilën ata po e cilësojnë si të mirë. Jo sinqeriteti dhe veprimet perfide në menyre permanente të tyre, janë duke na shkaktuar dëme të medha. Kosovës i nevoiten procese pozitive për ta kaluar më shpejt fazën e tranzicionit. Me ata të cilët janë mbushur haram, vështirë arrihet deri prosperiteti. Kosova është bërë objekt i ekspriminteve. Kosova është bërë vend i lotëve, është bërë vend i dhembjës së madhe, vend nga i cili se cilën ditë po largohen rinia jonë.

Kosova është bërë vend ku njerëzilleku tashmë e ka humbur kuptimin. Ne e dimë gjithë së ende armiqët tanë e dëshirojnë satanizimin e Kosovës. Por, edhe me keq kur satanizimi po na vjenë edhe nga mbrenda. Nuk na nevoiten proceset negative, këto duhet të ndalën. Nuk na duhen as mitet dhe mitizimet e rreme. Nuk na duhet as shteti me përsonalitete karikaturiale. Mjaftë ishim të robëruar nga sistemi u huaj monist jugosllav. Nuk na duhet as shteti ku lartësohën hajnat dhe hoshtaplerët e të gjitha ngjyrave. Nuk na duhet shteti ku qytetarët janë të rendit të dytë. Nuk na duhet toka e premtuar, kur i kemi të gjitha mundësit që të ardhmën të ndërtojmë në tokën tonë. Çdo rrugëtim i keq sigurisht që do të na kushton shumë. Secila ditë është e vlefshme për Kosvën. Ka ardhur koha që proceset të marrin të mbarën, sepse historia do të na mallkon…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.