voal.ch | 22 janar 2016
Voal – Shqiptaro-amerikanja Lisa Milicaj ish-këshilltarja bashkiake në Pleasant Valley të New York-ut, një nga figurat femërore më të spikatura të diasporës shqiptaro-amerikane është cituar sot nga kandidati për President të SHBA Donald Trump në rrjetin social Twitter.
Trump kishte cituar një tweet të Lica Milicaj që thoshte: ” E vërteta duhet thënë, kurrë nuk kam dëgjuar për “National Review” derissa ata “u përpoqën” të deklarojnë luftën kundër jush. Por s’ka problem, ju tashmë e morët votën time”.
Lisa Milicaj është shumë aktive dhe e kudogjendur në aktivitetet që zhvillon diaspora jonë në SHBA.
Bukuri shqiptare e shkolluar dhe e kultivuar në vendin e lirisë, ajo është e suksesshme dhe natyrisht krenari për komunitetin.
Lisa Milicaj posa e ka mbaruar mandatin e saj 4 vjeçar si këshilltare bashkiake, filluar në vitin 2011.
Ajo është vajzë e dy emigrantëve nga Kosova dhe ka bërë histori duke qenë një nga gratë e rralla shqiptare të përfshira në politikën amerikane.
Lisa MIlicaj ka biznesin e saj të suksesshëm, një agjensi sigurimesh në pronat e patundshme, të cilën e drejton vetë në postin e Presidentes. Firma quhet “First Insurance Agency Inc”.
Prindërit e Lizës erdhën në SHBA rreth 45 vjet më parë, po ndonëse e lindur këtu, Lisa flet bukur shqip dhe është aktiviste e mirënjohur në komunitet.
Ajo është Republikane dhe ka shprehur simpatinë për Trump, dhe Donald Trumpit nuk i ka shpëtuar ky fakt, ashtu si mund ta shihni.