Në Superligën Futbollistike të Zvicrës, lufta për të mbijetuar plot me paqartësi

0
472

ARIF EJUPI

Dhjetë skuadrat e Kampionatit të sivjetmë të Superligës Futbollistike të Zvicrës, pardje dhe dje kanë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 29-të.
Këtë javë e karakterizojnë fitoret e FC Grasshopper-FC.ST.Gallen 1 me 2 dhe FC.Luzern-FC.Sion 0 me 1.

Fitorja e FC.St.Gallen si mysafire në Cyrih, në përballje më FC.Grasshopper-in, ka qenë e mundimshme sepse ajo është realizuar në minutën 93, që konsiderohet minutë shtesë nga sulmuesi këmbëshpejtë Nassim Ben Khalifa.

Në njëmbëdhjetëshin e parë të Sangallës, nuk u vërejt Adonis Ajeti, për të cilin mësuam se mungoi për shkak të një lëndimi të pësuar kohë më parë.

Ndërkaq këtë humbje si dush të ftohtë në terrenin e tyre e përjetuan Gjelbrim Taipi e Bujar Lika të cilët për FC. Grasshopper-in, luajtën gjatë gjithë kohës.

Humbjen në terren të tij e ndjeu edhe Alban Pnishi i cili në lojë u aktivizua vetëm katër minuta para përfundimit të kësaj ndeshje.
Trajneri, Mathias Waltheri, i FC.Grasshoper-it, në lojë nuk aktivizoi Nedim Bajramin e lënduar, kurse Albion Avdijan, kësaj herë as që e kishte përfshirë në listën e tij.

FC.Sion i Ermir Lenjanit, Pajtim Kasamit dhe Burim Kukelit, gjatë këtij sezoni po bëjnë përpjekje për të mbetur në grupin e më të mirëve.
Ai, nga gjithsej 29 takime të zhvilluara mezi ka tubuar 31 pikë aq sa ka edhe e fundit FC.Lausanne-Sport.

Pikët e djeshme FC Luzern-FC Sion 0 me 1, të fituara në fushën e Lurern-it, ndaj skuadrës së Idriz Vocës, Shkëlqim Demhasajt, që ishin pjesë e ekipit të parë dhe Hekuran Kryeziut, që ishte në bankën e rezervistëve shtojnë shpresat e FC.Sion për mbetur në ligë.

FC.Lugano e Jetmir Krasniqit, i cili në këtë takim ishte rezervë e llogaritur favorite përballë FC Thun-it,ndau pikët duke luajtur baras 1me 1.

Skuadra e renditur në tabelën e klasifikimit në vendin e gjashtë FC.Grasshopper e Cyrihut, ka vetëm një pikë epërsi nga FC.Lausanne-Sport e Lozanës, në të cilën luajnë dy shqiptarët e natyralizuar Benjamin Kololli dhe Andi Zeqiri.

Ata dje u mundën në minutën 91 me golin e Albian Ajetit, FC Basel 1893-FC.Lausanne-Sport 2 me 1.

Me Baselin, kësaj radhe nuk u paraqit Taulant Xhaka i lënduar. Kurse, BSC Young Boys i Bernës, i cili është edhe kryesues i tabelës me 68 pikë të tubuara, mund të konsiderohet qysh tani edhe Kampion i Zvicrës.

Ai duke moslejuar befasi para mase 27 mijë shikuesve në terrenn e tij mundi 1me 0 FC Zurich-in e shqiptarëve: Toni Domgjoni, Mirlind Kryeziu, Izeir Aliu dhe Lavdrim Rexhepi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.