FABULA ME NJË BOTË TË PASUR IMAGJINATAVE E MAGJEPSE, DHE MESAZHE EDUKATIVE

0
913

Eleni Mingu Birçaj “ Miqësi dhe dashuri ”, KLI ”Arif Shala“ – Prishtinë, 2018

Milazim F. KADRIU

Pas botimit në italisht të librit me fabula, autorja Eleni Mingu Birçaj, vjen para lexuesve me këto fabula edhe në gjuhën shqipe në librin e titulluar “ Miqësi dhe dashuri ” ku janë të përfshira 11 fabula.

Origjina e fabulave apo përrallëzave është shumë e lashtë por që edhe sot e kësaj dite mbesin aktuale dhe janë tërheqëse për lexuesin e sidomos për fëmijët dhe të rinjtë.

Fabulat kanë hyrë në tempullin e artit me anë të personazheve të tyre, që janë kafshë, shpezë, insekte, bimë, …, veprimet dhe fjalët e të cilëve kanë kuptim alegorik dhe transmetojnë një mësim etik-moral të caktuar. Për fabulat është thënë se për nga rëndësia ato janë si gurët e çmuar.

Autorja në fillim cek se këtë libër ua kushton mbesave dhe nipërve: Jessica, Lucia, Riccardo, Theo dhe të gjithë fëmijëve që jetojnë në këtë botë magjepse

Këto fabula të autores Eleni Birçaj që është me prejardhje nga Vlora e që tash e shumë vite jeton në Itali kanë vlerë etike dhe pedagogjike. Ato flasin hapur dhe me gjuhën e së vërtetës. Ato sjellin para lexuesit mesazhe të fuqishme për jetën.

Autorja ka pas kujdes, që lexuesi në mbarim të leximit të një fabule, ti shtroj veti pyetje se cila qenka rruga e drejtë dhe për këtë këto janë edukative e po ashtu të gjitha fabulat janë edhe me ilustrime gjë që e bëjnë librin edhe më të afërt për lexuesin. Fabulat edhe pse kanë për personazhe shtazët, shpezët, bimët, insektet, ato paraqesin sjelljen e njerëzve.

Fabulat kanë jetuar edhe nga lashtësia por që janë shumë të preferuara edhe sot.

Edhe tek fabulat e autores Eleni Birçaj i gjejmë si personazhe shtazët, shpezët, insektet, bimët e që luajnë rolin e njerëzve dhe dialogojnë posi të ishin njerëz.

Birçaj në fabulat e saja paraqet kundërthëniet njerëzore në mënyrë shumë të thjeshtë por edhe gjykon veprimet jo të mira, ndërsa nga ana tjetër lavdëron veprat e mira dhe kështu ato janë shumë edukative me plotë mesazhe.

Fabulat e këtij libri e fusin lexuesin në botën e pasur imagjinatave e magjepse, synojnë nxjerrjen në shesh të vetive të këqija dhe luftimin e tyre, si dhe shumë çështje tjera.

Në secilën nga këto fabula autorja bënë hyrjen, zhvillimin e ngjarjes dhe përfundimin e sajë. Këtë e bënë me një mjeshtri dhe kujdes të madh duke dhënë mesazhin e duhur të cilin lehtë e kuptojnë lexuesit ngase është mesazh edukativ.

Përmes personazheve të këtyre fabulave e që janë shtazë, shpezë, insekte, bimë… paraqiten tiparet e njerëzve.

Këto fabula kanë vlerë të lartë edukative dhe letrare për fëmijët. Në to trajtohet tema e bashkimit, tema e punës dhe përtacisë, tema e lakmisë dhe grabitjes, mikpritja, mbajtja e fjalës, thënia e së vërtetës etj.

Secila nga këto 11 fabula ( Pulëbardha dhe topi i zjarrtë, Gjyshi dhe qenushi, Pata e liqenit dhe babai i Teodorit, Miu me ngjyra, Bleta Xhada, Dhelpërushja Miu, Breshka Sara, Topi me gjemba, Luani dhe majmunia, Lepurushka e gëzua, Kërpudha e kuqe me pika ) që më parë kanë qenë të botuara edhe në italisht zgjojnë interesimin dhe kërshërinë e fëmijëve për ti lexuar. Ato kanë peshë për jetën, edukimin dhe veprimin e tyre. Përmes tyre arrihet efekti edukativ, sepse fëmijëve u rekomandohet rruga e drejtë, forcimi i virtyteve më të larta e më të mira dhe luftimi i të keqes.

Libri do të pritet mirë nga fëmijët dhe do të shënon një kontribut të mirë në letërsinë për fëmijë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.