SHIKONI SHTREMBËRIMIN SHOQËROR EDHE NË DEMOKRACI

0
676

Arben Çokaj

Nëse një eZan i lartë arab të shqetëson, kjo quhet normale, ai ka të drejtë të të shqetësojë ty, edhe nëse ti nuk beson.

Por nëse ti ngre zërin e arsyes e thua, mos bërtit se na shurdhove, reagimi shoqëror është shumicën e kohës i tillë: “çfarë po të duhet ty? Ai është në të drejtën e vet…” Po unë, a nuk jam në të drejtën time a? Ai vepron e tolerohet, kurse arsyeja flet, e paragjykohet, heshtet!

Dalin në paradë LGBT-të, e thonë se janë krenarë që i bien perversionit… Ti prapë ngre zërin e arsyes e u thua, bëni ç’të doni, punë për ju, por mos e promovoni, se as i shërben shoqërisë ajo punë, e as nuk është diçka për t’u ndjerë krenarë me të. Pikë empati nuk duhet treguar për këtë orientim të gabuar. U sqaron se nuk është një dukuri e lindur, por e fituar gjatë jetës, si çdo ves tjetër…

Por prapë të godet konformizmi e mendjelehtësia, “mendime komuniste, mesjetare…” – të thonë telektualët, ndërsa justifikojnë veprimin e shëmtuar, që tashmë ka fituar qytetari.

“Çfarë po të duhet ty, për vete e kanë?”

Po a nuk jetojmë ne në këtë shoqëri të ashtuquajtur demokratike?! Si qenka kjo kështu? Tjetri kryen veprim e ti s’ke as të drejtë të diskutosh? Ky bq-ja, a i merr taksat e mia, kur shkon në spital nga sëmundjet etj.?! E pse u dashka unë e të tjerë të paguajmë për ta, kur edhe të drejtën tonë të lirë të themi fjalën tonë, duan të na e mohojnë?!

Mendoj se në emër të demokracisë po kultivohet ligësia. Ka vlerë familja, jo perversioni, o trutharë. E mira duhet promovuar jo vesi, perversioni e ligësia. Ndryshe në emër të modernizmit po i bëjmë atentat të rëndë civilizinit tonë!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.