KRENARË ME MATURANTËT E MEDVEGJËS

0
1028

Shkruan Rrahman Hyseni

Se koha po ikën shumë shpejt, është dëshmi maturantët e këtij viti, të cilët më duket se dje i pashë si fatosa e yllka, ndërsa sot, në moshën e pjekurisë.

Maturantët shqiptarë të Medvegjës, gjenerata e vitit ’99, edhe pse në numër të vogël, dhjetë sish, ata me bukurinë e tyre mahnitën për të mos ia lënë fjalën fotos e që flet mijëra fjalë tjera.

Do t’i them edhe ca fjalë pa hezitim për rininë tonë të mrekullueshme e të shëndoshë, pa asnjë dromcë degjenerimi. Kjo është rini të cilës do t’ua kishte lakmi çdo rini nga shtetet më të civilizuara botërore. Një rini e bukur kjo e cila lirisht dekorohet me epitete më të bukura, të dala nga shpirti: Princër e princesha, malsorë e malsore, rinia shqiptare medvegjase! Në fytyrat e tyre shkrepëtin stralli i shpresës dhe me optimizëm flasin rreth planeve të tyre në të ardhmen. E ëndërrojnë perspektivën e tyre të suksesshme dhe janë vizionarë argumentues rreth këtyre synimeve jetësore. Kjo argumentohet nga këndvështrimet e tyre në margjinat e synimeve të tyre në shtigjet e reja jetësore.

Këta maturantë lindën dhe jetuan pas vitit 2000, ku dihen vështirësitë në këtë rajon. Si të rinj, u përballën me sfida dhe këto ua sollën pjekurinë e parakohshme. Arritën që me shumë vullnet ta mbajn gjallë traditën dhe gjuhën shqipe së bashku me familjet e tyre. Me ta krenohet e gjithë shqiptaria duke i parë ballëhapur dhe të patundur, përkundër moshës që e kanë. Të kalitur janë me kohën.

Maturantët shqiptarë të Medvegjës, që kanë vijuar mësimet në paralelen e ndarë të SHML “Nikolla Tesla” në Medvegjë, të premten, më tetë qershor 2018. në njërin nga restaurantet e Banjës së Sijarinës, festuan mbrëmjen e maturës, ku me shumë dashuri simbolizojnë shqiponjën “DYKRENARE”:

Albiona Mustafa,
Antigona Sahiti,
Adelina Osmani,
Arjeta Sahiti,
Egzon Aliu,
Ilir Murati,
Lirona Zuka,
Loresa Halimi,
Loresa Dema,
Shpend Sahiti

Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, gazetar

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.