E T N I K U – Poezi nga libri, Këngët e popullit

1
1075
Rrustem Atdhe Geci

E T N I K U – Poezi nga libri, Këngët e popullit

Çdo pëllëmbë e humusit në atdhé
ka aftësinë e të bërit të korra, ka
aftësinë e të bërit pemë dhe fruta
ka aftësi të ushqejë njerëzit e saj

Në hapësirën tonë ku jetojmë
fal fuqisë së të mbjellave dhe të
korrave, Kosova është sofra jonë
toka që me aq zjarr e dashurojmë

Dhëndëri i mollës së kuqe, dhe
nusja e mollës së kuqe. Jo rrallë
shtriheshin tek qafat e livadheve
për të mbjellë një bimë shqiptari

Populli im, kombi im, atdheu im
plotë shpirtin e kam me Shqipëri
gjaku i lirisë rrënjët i ka të thella
për aq sa koha jep frymë, e merr

Atdheu mund të bëjë më shumë
ndaj papastërtisë së vullnetit të
lirë, vetëdija i jep peshë kohës
çlirimit i bie pesha më e rëndë!..

Rrustem Geci – Dortmund, 2016

1 KOMENT

  1. Po e bukur per Etnikun, nga nje Etnik me emer Arab Rrustem!… nderroje ate emer …beje DARDAN GECI… se ishte mire me e nderrue emrin… une e kam pase emrin Mahmuut Gllavurda dhe e nderrova ne Dardan Gashi… fantaziiii diçka…..

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.