Agron Tufa, Baton Haxhiut: “A është veriu i Kosovës Shtëpia jote, që t’ia japësh Serbisë?”: tradhëtarët e mercenarët nuk kanë atdhe!

0
406

Agron Tufa, shkrimtar nga Tirana

Shkrimtari nga Shqipëria dhe ish i persekutuar nga regjimi komunist, Agron Tufa, e ka quajtur tradhtar dhe mercenear gazetarin, Baton Haxhiu, pasi ky ka dalë publikisht pro ndryshimit të kufijve

Tufa thotë se Kosova nuk ka qenë ndonjëherë shtëpia e Haxhiut. Pasi ky mendon që një pjesë e veriut të Kosovës duhet dhënë Serbisë.

Sidoqoftë, në një intervistë të Baton Haxhiut dhënë gazetës MAPO, ka konstatuar se korrigjimi i kufijve nënkupton, që edhe Kosovës do t’i hiqet një pjesë.

Haxhiu është analisti i vetëm në Kosovë që po përkrah idenë e Hashim Thaçit për “korrigjim të kufijve”. Të dy njihen për raportet e tyre miqësore. Madje javën e kaluar Thaçi e Haxhiu kishin kaluar një vikend në bregdetin e Shëngjinit

Marrë nga profili në fb i shkrimtarit shqiptar.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.