15.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Letërsi BABAI nga FASLLI HALITI

BABAI nga FASLLI HALITI

0
648
Faslli Haliti me babanë

ME BABANË


REQUIEM PËR BABANË ME RASTIN E 50 -VJETORIT
TË NDARJES NGA JETA MË 21 GUSHT 1968


FASLLI HALITI

BABAI

Vdiq babai,
Bota s’i uli flamurët,
Vetëm ne bijtë dhe nëna kokat ulëm,
Fqinjët fikën radiot deri vonë,
Fëmijët e lagjes s’erdhën atë ditë
Të luanin në oborrin tonë.

Vdiq babai,
Bota s’i uli flamurët.
Dhe qejfi
Ne s’na mbeti,
Nuk kishte përse,
Bota të ulte flamurët për të.

Keq ne s’na erdhi aspak
Që bota babanë
S’e qau.
Por mirë na erdhi sa s’ka
Që bota babanë tonë s’e shau.

1970

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.