Kthimi në kulturat e vjetra…

0
597

Arben Çokaj

Një numër politologësh, ndër ta edhe Huntington, e sqaron fenomenin për kombe të ndryshme, që kur ato kanë të drejtë zgjedhjeje, dmth. demokraci, synimi i tyre shpeshherë është të kthehen te tradita, te kulturat e vjetra të tyre… Psiko-analitikisht kjo mund edhe të trajtohet si arratisje nga liria.

Kështu kemi psh. rastin me shqiptarët, që pas rënies së komunizmit, ata i janë kthyer agresivisht kulturës islame, të imponuar dikur me dhunë nga turku, por që kaq lehtë e marrin tani, sikur po konsumojnë suxhuk të shijshëm turk… Gjatë pushtimit osman, u imponua feja islame dhe ajo krijoi neurozat e veta obsesionale në popull, e vazhdon të përçohet në vazhdimësi nga njëri brez në tjetrin, aq sa është tepër e vështirë të trajtohet.

Diçka krejt absurde dhe e padobishme, një mbetje osmane, por ja që një pjesë e shqiptarëve i nënshtrohen ende dhe përkulen lehtë para saj, me imponimin apo sugjerimin më të vogël. E ti harxhon orë të tëra leksionesh, ta sqarosh këtë fenomen, ta ndriçosh trurin e errësuar, por pa dobi, suksesi është mjaft i diskutuar, pasi gjendja e besimtarit është aq e rënduar, sa mund të konsiderohet si shembje prikike e tyre.

Këtë fenomen të kthimit të popujve në kulturat e vjetra, ose nën sundimtarin e vjetër, e vërejmë edhe në dy raste të tjera, që po i ilustroj më poshtë: Kemal Atatirk vs. Erdogan dhe Ibrahim Rugova vs. Hashim Thaçi. E kjo po ndodh edhe pse popujt, turqit e shqiptarët, pavarësisht nga njëri-tjetri, po zgjedhin kthimin nga liderët e tyre në kulturat e sundimtarët e vjetër, edhe pse po e shohin përditë me sy humbjen e tyre, por nuk po mund ta ndalin këtë proces recidiv e regresiv. E kjo është mjaft e habitshme, por ndodh në fakt tek të gjithë ata popuj, pa dijen e kulturën e duhur, të cilët shantazhohen e manipulohen me mjaft lehtësi.


Kemal Ataturk u përpoq t’i jepte Turqisë një orientim evropian, ta nxirrte nga gërhamat e orientalizmit, t’i jepte alfabet latin, shkollim e dije e një ushtri të ndarë nga shteti, dhe Turqia arriti mjaft nën drejtimin e tij e nga orientimi i tij.

vs.

Rexhep Taip Erdogan erdhi në pushtet nga një parti konservative, me bazë fetare islame. Ai e mori pushtetin dhe u bë president, e pastaj me taktika të ndryshme, jo puç etj. arriti të kapë ushtrinë dhe po e çon Turqinë drejt një orientimi anti-perëndimor, oriental e pro-rus, fetar, në kundërshti me orientimin evropian të Ataturk. Erdogan po përpiqet ta bëjë veten më të madh se Ataturk, por duket se gradualisht po kthehet në një diktator islamik, dhe po e çon Turqinë edhe drejt një dështimi ekonomik, e orientimi fetar.


Ibrahim Rugova veproi në kushte të vështira për Kosovën, kur fjala Pavarësi as guxonte të shqiptohej dhe arriti në fund të marrë mbështetjen e kuptueshmërinë e Perëndimit. Ai arriti të krijojë miq në Perëndim dhe kështu Kosova e fitoi Pavarësinë edhe nga mbështetja e Perëndimit. Perëndimi po e mban Kosovën ende me fonde, ushtri e zyrtarë ndërkombëtarë…

vs.

Hashim Thaçi e mori Kosovën petull dhe filloi t’i falë toka Maqedonisë e Malit të Zi, sikur Kosovës po i tepron toka. Tani i ka hipë marria me i falë edhe veriun Serbisë, por amerikanët thonë se nuk përzihen, ndërsa Merkel e kundërshton me forcë ndryshimin e kufinjve. E nëse Kuvendi i Kosovës nuk ia heqë Hashimit mandatin e negociatorit, mundet që ai me Batonin edhe ia falin veriun e Kosovës Serbisë dhe kështu gradualisht i prishin edhe marrëdhëniet me Perëndimin, e ata nuk e ndihmojnë më ekonomikisht Kosovën dhe gradualisht Kosova po bie në kurthin gravitacional serb… Paralelisht, territori i Kosovës po mbushet me xhami, shqiptarët e pashpresë po shohin të ikin, se nuk po u duhet gjë pavarësia dhe perspektiva e Kosovës duket mjaft e zymtë… Po e lanë Hashimin me vendosë, ai për disa miliona e kthen Kosovën edhe një herë nën Serbi… Jo për gjë, por nuk din ndryshe…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.