GRAZIA DELEDDA – JEMI SARDI

0
656

NOBELISTJA IX 1926
GRAZIA DELEDDA
1871 – 1936

Grazia Deledda, 27 shtator 1871, Nuoro, Sardinija, Itali – 15 gusht 1936 Romë, Itali, është shkrimtare italiane. Fituese e Çmimit Nobel për Letërsi, për vitin 1926.

JEMI SARDI

Ne jemi spanjollë, afrikanë, fenikas, kartagjinezë,
romanë, arabë, pisanë, bizantinë, piemontezë.

Jemi gjineshtra të arta të verdha hepuese
në shtigje shkëmbore si llampa të mëdha të ndezura.

Ne jemi vetmia e egër, heshtja e madhe dhe e thellë,
shkëlqimi i qiellit, lulja e pastërtisë së bardhë.

Jemi mbretëria e pandërprerë e dushkut të zakonshëm,
e valëve që shkërmoqin kokrrat e lashta, të qenit roz,
të erës, së pafundësisë së detit.

Ne jemi një tokë e lashtë heshtjeje të gjatë,
e horizonteve të gjera dhe të pastra, e bimëve të zymta,
të maleve të djegura nga dielli dhe hakmarrja.

Ne jemi sardinianë

Përktheu: Faslli Haliti

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.