NESËR, NË FSHATIN E BUKUR ALPIN CURRAJ I EPËRM, KA FESTË HISTORIKE, PËR HAPJEN E RRUGËS SË RE…

0
599

Pamje, nga “amfiteatri gjigand” natyror, i fshatit alpin Curraj Epërm…

Mesazh përshëndetës:

Të nderuar e të dashur pjesëmarrës, në festën madhështore të rrugës së re të makinës, për në fshatin e bukur mes Alpeve tona krenare, Curraj i Epërm!

Në pamundësi ardhjeje, ju përshëndes përzemërsisht dhe uroj që ta kaloni sa më mire e bukur, këtë ditë të shënuar e të rrallë, në historinë shumëshekullore të atij fshati e tërë krahinës Nikaj-Mërtur!

Brezat tanë paraardhës, me shpirt atdhetar, luftarak e liridashës, përherë u përballën dhe asnjehërë nuk iu nënshtruan pushtuesve, që synonin ta gjunjëzonin atë. Janë të panumërt trimat e trimëreshat e asaj treve, që lanë emër të artë në jetën e asaj zone, me bukuri të mahnitëshme natyrore, që vështirë mund t’i gjeshë në Shqipëri, Ballkan e më gjerë, në Europë.

Ne kemi të drejtë të krenohemi dhe meritojnë respekt të përhershëm, figura ta tilla të kryetrimave e martirëve të lirisë e demokracisë, që nga Bajram Curri-‘Hero i Popullit” e “Nderi i Kombit”, me prejardhje nga ky fshat e bashkëpunërori i pandarë i tij, Gjelosh Rama-Mrishaj dhe deri te Kolë Adem Përpepaj e shumë të tjerë, që përbëjnë një listë e gjatë, për t’i përmendur.

Video nga aktiviteti në FB:
https://www.facebook.com/mhill.gecaj/videos/10155857472943404/

Unë e kam ndier përherë veten kranar dhe vazhdoj ta ndiej, që jam me origjinë nga fshati Curraj i Epërm, nga ku u shpërngulën të parët e mi, në gjysmën e dytë të shekullit 19-të dhe u vendosën në Bujan të Malësisë së Gjakovës (Tropojë). Po kështu, megjithëse i larguar nga vendlinndja, që në moshën 12-vjeçare, kudo që kam jetuar e punuar apo udhëtuar jashtë Shqipërisë, gjithmnonë e kam patur atë, në mendje e në zemër. Një gjë të tillë e kam dëshmuar edhe me lidhjet e pandërprera me banorë të atij fshati, me vizita aty, në shkrime ose libra të ndryshëm, që kam publikuar.

Pa u zgjatur më tej, i përshëndes dhe i përgëzoj, posaçërisht: Nismëtarët e organizatorët e çeljes së kësaj rruge, për në “amfiteatrin gjigand” natyror të fshatit Curraj Epërm, që nga Shoqata Nikaj-Mëartur, me kryetar Dr.Mhill Gecaj; bashkinë e qytetit “Bajram Curri”, me kryetar, Besnik Dushaj; deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Isuf Çelaj dhe adminitratorin e Njësisë së karahinës Nikaj-Mërtur, Gjovalin Gjeloshaj.

Video nga hapja e rrugës në FB:
https://www.facebook.com/mhill.gecaj/videos/10155816444568404/

Nderimin, respektin dhe falënderimin e të gjithëve meritojnë: punëtorët, që u morën me hapjen e kësaj rruge të vështirë malore, por dhe tërë ata bujarë të panumërt, bashkëfshatarë e bashkëkrahinas, brenda e jashtë Atdheut, të cilët ndihmuan dhe mbështetën punimet për ketë rrugë tepër malore, me mjete monetare, sipas mundësisë së tyre!

Jam i bindur që, në historikun e fshatit alpin e aq manitës të fshatit Curraj i Epërm, kjo ngjarje do të mbetet pjesë shumë e rëndësishme krenarie të natyrshme, për brezat e sotëm dhe ata, që do të vijnë pas nesh.
Paçi faqen e bardhë, ju të gjithë pjesëmarrësit, në atë manifestim shumë të gëzuar dhe falëmeshndete e urimet më të mira, për: tërë banorët e fshatit Curraj i Epërm, Nikaj-Mërturit e Malësisë së Gjakovës.

Me nderime të veçanta e respekte të thella!
Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues;
Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë;
Përgjegjës seksioni, në Institutin e Integrimit të Kulturës shqiptare.

Tiranë, më 13 tetor 2018

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.