Mirditorët, krahu i djathtë i Gjergj Kastriotit Skënderbeut

0
773

Gjon Keka

Roli i Mirditës në historinë e Shqipërisë është i pandashëm nga roli i Gjergj Kastriotit ,pasi ata janë që ruajtën lirinë Kastriotiane të shtetit të Arbërit deri në ditët tona. Poashtu ,ata ishin krahu i djathtë brenda Ushtrisë së Arbërit nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, dokumentet e shumta , autor e kronist e dëshmojn këtë rol të madh të tyre në periudhën Kastriotiane dhe pas Kastriotiane.

Këtu po vendos disa autor që kanë përshkruar karakterin mirditorë, rolin dhe lidhshmërinë e tyre me Gjergj Kastriotin Skënderbeun si krahu i tij deri në fund:

Mirditorët janë dalluar në betejat fitimtare të Skënderbeut; pas vdekjes së këtij heroi kombëtar, ata ishin mjaft të fuqishëm në çdo kohë, sa që edhe sultanët ishin të detyruar që turqit t’i respektonin ata; atyre nuk u lejohej të hynin në territorin e Mirditës…“- Wilhelm Lejean, 1874

Fisi i Miriditës, thënë më mirë fisi më i fuqishëm dhe sigurisht një prej më të dalluarve në Shqipërinë katolike, ishte prej disa muajsh i armatosur …“- L.A.C ,1903

Por, Mireditorët, Malsorët, mbajnë ende veshjet e njëjta si në ditët e Skënderbeut, Skënderbeu i cili ka jetuar disa shekuj më parë …”- Gustav Dahms, P.D. A.Sch.1917

Mirditorët janë pjesa më vitale dhe e fuqishme e popullit shqiptar” – Cyprien Robert, 1847

[©.Gjon Keka]

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.