Tartarani injorant obskurant

0
467

Tregim nga libri “JEHONA E SHEKUJVE“

Jam i obliguar për të falenderuar qeverinë socialiste me Edi Ramënm, Kryeministri shembull dhe model i shkëlqyer modernist eposik me punë të madhe shembullore njëmbëdhjetë mujore Janar- Nëntor 2018 në vigjillje të vitit mbarëkombëtar të Skëndërbeut.

Sali Leka

E kam obligim me iradin ilmin bashkë me shokët e mi të falenderoj popullin shqiptar që vitin mbarëkombëtar të Skëndërbeut e përcolli me gëzim dhe krenari të devotshme dhe me dituri etikë dhe kulturë të admiruar. Gëzimi krenaria dhe dituria janë vullnet dhe përkushtim jetik sublim për atdheun, kombin dhe historinë shembullore.

Janë edhe guxim viganik veratisim si trashëgim për nipërit dhe mbesat dhe për stërnipërit që do të lindin.
Kombi shqiptar ishte dhe është mendimtar vizionar, se ishte dhe është trashëgimtar i Gjergj Kastriotit Skanderbegu, strateg viganik, por edhe filozof i ditur jetik historik, shembull dhe model eposik ne Gadishullin Ballkanik.

Kombi shqiptar trashëgimtar i peërjetësuar i Shën Konstandinit filozof teuratik, teolog, kristjan, apostolik, edhe trashigimtar vital biologjik i mbretëreshës Teuta pellazgjike iliro-xhersike me kryeqender Durrësi Dyrrahu Epidamnus.

Në vitin 1966 paraqita për botim librin me titull “ Jehona e shekujve“, për ta botuar në vitin 1968 me rastin e 500 vjetorit të Skëndërbeut në Lezhe 17 Janar 1468, me rastin e 525 të Jubileut të fitores triumfatore në Krujën arbnore Nëntor 1443 edhe me rastin e 90 vjetorit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit.

Libri “JEHONA E SHEKUJVE “ me tregime historike, atdhetare, kombëtare, fetare kristjane, jetike, nuk e botuan me akuzën makabre “ Shkrimtari dhe poeti Sali Leka shkruan tregime fetare reaksionare prapanike anarkaike.

Në redaksinë e gazetave “Bashkimi, Drita, Zëri i Rinisë, revista Nëntori “ paraqita për botim shtatë tregime midis të cilëve edhe tregimi me titull “ Tartarani Injorant Obskurant “ me ngjarje nga epoka e Skëndërbeut por nuk e botuan, dhe i kërkuan sekretarit të partisë në Tiranë shokut Ismail Caushi: “ Mos e lejoni shkrimtarin dhe poetin Sali Leka të na mbushi redaksitë e gazetave me tregime dhe poezi fetare reaksionare dekadente mikroborgjeze, ose Partia ta burgosi se na bën presion me i botuar dhe ka rrahur dy shkrimtar dhe dy gazetar.

Sekretari komunist Ismail Caushi organizoi mbledhje për letërsinë, artin, kulturën, edukimin, me shkrimtar, gazetar, instruktor dhe intelektualë dhe tha: “ As librat fetare Bibla, Ungjilli, Kurani, nuk e ndalojnë asnjeri mos të shkruajnë tregime dhe poezi, as mos të hanë bukë e gjellë e të mos pinë ujë. Shkrimtari dhe poeti Sali Leka do të dënohet kur OKB-ja të sanksionojë ligjin “Shkrimtarët dhe poetët mos të shkruajnë tregime dhe poezi, as historike, as fetare, as erotike, as eposike dhe mos të hanë bukë e gjellë as mos të pinë raki as ujë. Shkrimtari dhe poeti Sali Leka me vullnet dhe vitalitet por edhe me shëndet dhe oreks për buke e gjellë, kafe e raki, nuk e ndalon asnji ligj edhe në burg. Shteti nuk mund të sanksionojë ligje vetem për shkrimtarin dhe poetin Sali Leka mos të shkruajë tregime dhe poezi mos të hajë bukë e gjellë, mos te pijë ujë, as raki as venë as birrë. Poeti eposik Sali Leka shkruan tregime dhe poezi këndon dhe pin raki edhe i burgosur “.

Në mbledhje folën komunistë me poste dhe funksione të larta në komunitetin e partisë dhe të rinisë në Tiranë, Vasillaq Shani, Filip Preli, Dervish Lela, Xheladin Subashi, Skënder Luca, Pali Karafili, Boris Koja, Todi Lubonja, Fadil Pacrami.
Filip Preli, Dervish Lelo, Skënder Luca thanë: “ Për tu bërë shkrimtar dhe poet nuk mjafton talenti por duhen vullneti, guximi, kultura, dituria dhe vizioni.

Sali Leka i ka këto cilësi dhe nuk ia eleminon as burgu as plumbi ”. Vasillaq Shani, Boris Koja thanë: “ Shkrimtari dhe poeti Sali Leka letersinë, artin, kulturën, i don më shumë sesa Prifti dhe Hoxha Kishën dhe Xhaminë. Të vërtetën dhe drejtësinë Sali Leka i admiron me shumë sesa Teologu, Peshkopi, Hafizi dhe Myftiu Ungjillin dhe Kuranin”. Edhe unë u fola: Mos më mbroni! Unë do të shkoj sot në burg! Jam shumë më mirë i burgosur me djem dhe burra fisnikë dhe kreshnik besnik, sesa të shikoj nëpër redaksitë e gazetave zgërdhec të jargosur.

Ismail Caushi dhe shokët e tjerë thanë: “ Jo jo nuk do të burgosesh”! Kemi biseduar me shokun Gogo Nushi dhe Hysni Kapo dhe ju kemi propozuar për ty Sali Leka sekretar në Komitetin e Rinisë në Tiranë kryeqyteti i Shqipërisë socialiste.

Që nga ajo ditë kanë kaluar pesë dekada nga kjo ngjarje e shekullit XX dhe do të shkruaj akoma në një tregim tjetër, por sot do të rreshtoj një fragment prozaik historik nga tregimi i titulluar “ Tartarani injorant obskurant ” në librin JEHONA E SHEKUJVE. Tregimi i vitit 1966 është i gjatë. Kam të drejtë sot të indinjohem dhe të revoltohem kur lexoj gënjeshtrat dhe shtremberime per njerëzit që nuk jetojnë me kontribut atdhetar kombëtar edhe për Skëndërbeun.

Shtrembërimet i kanë shkruar historianë dhe kronikanë otomane katër shekuj por nuk duhet më me i përsëritur tani në shekullin XX. Këto gënjeshtra për heroin kombëtar Gjergj Kastriotin Skëndërbeun.

Sulltan Murati i egër dinak hipokrit e ngriti lart Skëndërbeun me grada dhe funksione ushtarake perandorake, por i kurdiste gracka dhe kurthe për ta vrarë, zhdukur.

Skëndërbeu shumë i ditur i kuptonte dredhirat, pabesirat e Sulltanit dhe doli kurdoherë fitimtar.
Sulltani gradoi Bimbash Maksut Tasanin, Tartarani trupmadh 120 okë. E stërviti e shpërbleu për të eleminuar Skëndërbeun.
Tartarani Maksut Catalli me kateë mijë asqerë i doli përpara Skëndërbeut dhe i tha:” Do të vras Arnaut qafir kaurr! Më bjer në gjunjë për herë të fundit. Nuk shpëton gjallë nga shpata ime gjigande “.

Skëndërbeu i tha: “ Do të vras unë ty me shpatën tënde! Shpatën arbnore nuk e ngjyej me trupin tënd i mbuluar me pleshta dhe morra, dhe shpatën e tij Skëndërbeu e nguli në tokë”.
Catall Tasani u gëzua shumë që Skëndërbeu mbeti pa shpatë me duart thatë dhe u vërsul si ujk mbi Skëndërbeun strateg beleg, luftarak, por edhe filozof bajrak.

Skëndërbeu me dorën e majtë i kapi brrylin gjakatarit tartaran dhe me dorën e djathtë i nguli shpatën e tij në gjoks dhe ia nxorri mbrapa në shpinë. Tartarani u shemb në tokë si rezil xhahil dhe thirri “ Asqerë o asqerë! Unë po vdes por bashkohuni me Skëndërbeun. Qenka shenjtor i bekuar deri tek gishtat e duarve që nuk ia pret shpata. Puthni këmbët dhe duart e Skëndërbeut shenjtori i Alemdheut. Mbas këtyre fjalëve mbylli sytë dhe vdiq Maksuti injorant obskurant.

Katër mijë asqerët ulën shpatat dhe u rreshtuan duke puthur këpucët dhe dorezat e duarve të Skëndërbeut. As nuk dinin as nuk kuptonin që Skëndërbeu nuk ishte shenjtor as profet si Jakobi dhe Abrahami, por ishte dijetar kristjan apostolik dhe filozof gjenetik pellazgjik. Dorezat e duarve nga mbrenda i kishte ngjeshur me dyllë blete të fortë të ngrirë që nuk e shpon shpata por e shkrin zjarri. Quheshin doreza magjike nga ata injorantë të mangut pa aftësi dhe pa dituri filozofike.

Në Rumeli komandonte 40 mijë asqerë por shtoheshin cdo ditë nga mrekullitë që bënte Skëndërbeu.
Skëndërbeu nuk ishte trupmadh por i shkathët me duar të forta me guxim viganik solid. Shpata i vërgëllinte, kali i hingellinte dhe merrte revan, i kishte dale nami drangua me fletë në sqetull dhe vetull. Të tërë largoheshin rrëzoheshin sapo dëgjonin trokëllimën e kalit të Skëndërbeut. Në Rumeli dispononte pasuri të madhe por e solli në Dibër dhe Krujë, ndërtoi kazerma ushtarake dhe fortifikime luftarake të pathyeshme.
Kronikani sharlatan otoman ka shkruar: “ Skëndërbeu ishte i pabesë, hajdut i keq, vodhi pasurinë e Sulltanit, vrau sekretarin e Vezirit mbasi vulosi fermanin për Hasan Beun për ti dorëzuar Krujën, dhe u largua fshehurazi nga Rumelia“.
Këto fjalë janë gënjeshtra injorante obskurante të neveritura të pështirosura.

E vërteta qëndron dhe do të qëndroje ashtu si ishte. Skënderbeu nuk vriste njerëz gungac, sakat, rrakitik ashtu si ishin zyrtarët dhe qeveritarët otomanë, burra e unuk rrangalluc pa familje pa u martuar, pa fëmije, pa atdhe, pa konak, as shtëpi, por flenin natën në hauret e haremit.
Skëndërbeu nuk kishte nevojë për fermanin e Sulltanit. Ai ishte strategu vigan i Ballkanit. U largua haptazi nga Rumelia me shtatëqind kalorës të zgjedhur kreshnik, besnik nga shtatë kombe edhe sirianë dhe libjanë. Siria dhe Libia kishte burra trima luftëtare dhe aso kohe ishin kristjanë viganë dhe u bashkuan me ushtrinë e Skëndërbeut në Ballkan.

Skëndërbeu fliste bisedonte osmanisht, persisht, helenisht, sllavisht, latinisht.
Kishte 22 turxhumenë, përkthyes dhe diplomatë të profilizuar të kulturuar, dhe dymbëdhjetë sejmenor, negociator të kualifikuar, të specializuar, mendimtarë vizionarë të lartësuar.

Sulltan Murati stërviti dhe instruktoi Hamzain për të zhdukur Skëndërbeun.
Hamzain, djali i vëllait të Skëndërbeut me 20 mijë asqerë u vërsul me tërbim në Lezhë, Milot, Shëngjin, Thumanë, Prezë, Ishëm, dhe ra në grackën që kishte kurdisur për Skëndërbeun dhe vdiq i turpëruar.

Zuzarët, alabakët dhe mercenarët e Hamzait vodhën, grabitën, shkretuan, dhe tmerruan vajzat dhe gratë fisnike arbnore, besnike shembullore, por këto mëkate mizore i mori në varr Hamzai.

Kurse gjashtëqind zuzarë obskurant që kishin detyruar vajzat kristjane për tu bërë nuse haremi otoman Skëndërbeu u hoqi armët, u zhveshi rrobat dhe këpucët dhe i nisi zbathur për në burgun e Manastrit.

Dyqind arritën duke lënguar dhe rënkuar në Qafë Thanë.
Katërqind vdiqën duke udhëtuar të rraskapitur, të dobësuar.
Shtatë mijë asqerë u betuan dhe u bashkuan me Skëndërbeun.
Edhe asqerë nga kombet iraken, sudanez dhe libanez me djem dhe burra kreshnikë.
Aso kohe ishin kristjan të betuar apostolike.
Ushtria e Skëndërbeut u forcua, u zmadhua me shtatëdhjetë mijë trima luftetarë.
Me kaq për sot, do të vazhdoj në tregimet në vijim.

Sali Leka Cel 0683855304

SHENIM EKSKLUZIV

Shtypi periodik mediatik duhet të hapi debat dhe bashkëbisedim publik me ata shtrembalucë skurrikë që kanë botuar gënjeshtra trillime dhe procka për Skëndërbeun, strategu kreshnik viganik jetik historik i Gadishullit Ballkanik.

Skëndërbeu, filozofi i lartësuar kristjan apostolik, mendimtar vizionar, shembull dhe model eposik i treti mbas Aleksandërit shinik teturatik dhe Shën Konstandinit bizantinik bosforik.
Tiranë, Dhjetor 2018.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.