/Çdo kush qe i prekë dhunshem kufijt e Kosovës që është në kumdërshtim me Kushtetohet, ushtria ka te drejtë të intervenojë/
Për qindra vjete na nuk e patëm ushtrin tonë. Na sherbyem edhe ne ushtrit e kralit e te mbretit por nuk ishin tonat. Nuk kishim ushtri tonën,kurse ushtrit tjara na vranë e na prenë, më besë e pa besë, na ndanë e na coptuan në shumë shtete, vetem pse të mos jemi të fortë të mbrojmë qenjen tonë të cilën edhe dështen ta zhbijnë nga trojet tona. Na larguan në të gjitha anët nëpër botë veç të mos jemi të fortë, veç të mos e mbrojnmë qenjën tonë.I tillë ishte fati i jonë mijavjeçar, pa na ndihmu as zoti e as robi.
Por,sot nuk jemi më të tillë.Më ndihmën e të madhit zot dhe të mikut tonë të madh Amerikëssi dhe te vajzave dhe djemve tanë jemi në liri që shumë kush po na e ka zili. Tashti pas shumë përpjekëjeve tona e bamë ushtrin tonë popullore,anips shumë kush po na e ka zili, sepse ata kurr nuk pas qejf me na pa me ushri, më ushtrinë e popullit.
Ushtri e jonë duhet te jetë ushtri e popullit,sepse edhe delë nga gjiri i popullit. Ushtria e jonë duhet te këtë orijentim përendimor, me vlera përendimore të qendrueshme. Ushtria e jonë nuk është ushtri partish, dhe do farë ambicjeve për me qen më afër sajë. Ushtrija e jonë duhet të jetë apolitike, e asnjë partije. Ushtri e jonë nuk është e Hashim Thaqit, nuk është e Ramush Hrajdinaj nuk është as e Kadri Veselit. Anipse ushtria e jonë është apolitike, nuk do të thotë së nuk duhet të jetë amorve ndaj politikës dhe politikaneve të pandershem te cilët me veprimet e tyre i sjellin dëmë shtetit.
Janë të njohura nëpër shumë vende te botës me diktatura të llojllojshme, kur udheheqesit e tyre qonin krye ne damë te shtetit dhe popullit të tyre.Ushtria menjëherë intervenonte që t’i largojë ata nga pushteti dhe te merrë pushtetin deri ne zgjedhjet e reja.
Gjatë punës së sajë edhe ushtria e jonë duhet ta këtë këtë rol dhe mandat, kur dikkush nga pushtetarët në krye n’vehte i banë damë shtetit,ushtria menjëherë duhet ata ta largoj dhe ta arrestojë. Dasht zoti që kjo të mos ndodhë.
Urime Ushtria e Republikës së Kosovës, ti je ushtri e popullit, një për mbrojtjën e kufijve te atedheut dhe kushdo qe ata i prek,qoftë nga mbrenda dhe jashtë, benë akt te turpshem ndaj atedheut, është kunder Kushtetueses dhe deshirës së popullit.