T’i edukojmë në frymën kombëtare gjeneratat e reja

0
341

Nue Oroshi

Rrugëtimi i shtetit të Kosovës drejtë konsolidimit është duke hasur në vështirësitë e shumta, që po e demtojnë në shumë aspekte shtetësinë e Republikës së Kosovës karshi Evropës dhe kulturës e frymës Evropiane në përgjithësi.

Meqenëse ne shqiptarët jemi një komb që i takojmë familjes Evropiane është e rrugës që edhe gjeneratat e reja të edukohën në këtë frymë dhe te ndalohen dhe te burgosen në mënyrë urgjente propagandistet talibanistë, të cilët po e shohin Kosovën si një fushë e cila do të sjellë frytët e kësaj propagande që të këtë shtrirje sa më të madhe. Një rast i ndodhur para disa ditësh në fshatin Buqan të Pejës ku nga ana e një të riu që fliste shqip por kishte mendësi arabike dhe talibaniste, me emrin Armend Gashi na ka lënë pa fjalë. Ky rast i veçantë kur ky talibanist me mendësi arabe e heq pa kurrfarë mëshire tabelën njoftuse me emrin e At Luigj Palajt. Atë Luigj Palaj është një hero shqiptar.

Ai ra heroikisht në krye të detyrës dhe u vra vetë i 150 duke mbrojtur shqiptarinë. Krah Atë Luigj Palajt u vranë edhe shumë shqiptarë atdhetarë nga të dyja besimet. Mund të këtë ndodhur që aty të jetë vrarë edhe ndonjë nga gjyshërit e këtij talibanit të ri me emrin Armend Gashi, i cili në vend që ta mëson historinë shqiptare i gjori futet ideologjisë talibaniste Arabe dhe ka hequr dore nga shqiptarizma.

Ajo që nuk dihet deri me tani është fakti se si ka vepruar Kryetari i Komunës së Pejës si dhe drejtoritë përkatëse në këtë drejtim.Lind pyetja se a është kthyer serish tabela njoftuese me emrin e At Luigj Palajt. A është burgosur apo është lëshuar ky taliban islamikë? Nëse është burgosur është mir që t’i ofrohet që të lexon pak historinë shqiptare. Ajo e cila duhet shikuar nga ana e organeve të rendit është fakti se cila organizatë talibaniste në Kosovë qëndron prapa këtij të riu.

Sepse ky gjest ishte bërë me paramendim nga ana e grupit të tij pasi që ky gjatë kryerjës së këtij veprimi ishte inçizuar gjatë kryerjes së këtij akti të shëmtuar. Ikja nga shqiptarizma e rinisë shqiptare është një shenjë ogurzezë. Për këtë fajtor janë ideologët e rrymës talibaniste si dhe politika shtetërore e cila është duke u treguar shumë tolerante kundër këtyre rrymave antishqiptare që po e mbjellin farën ruso-arabe në trojet tona shqiptare.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.