Turravrapi i politikës ndërkombtare dhe skena politike e Kosovës

0
411
Nue Oroshi

Nue Oroshi

Evropa juglindore apo Ballkani siç është quajtur më herët gjithmonë ka qenë eksperiment i laboratorëve të ndryshme politike, për faktin se mbrenda kësaj hapësire gjeografike jetojnë popuj me kultura e tradita të ndryshme që kanë qenë pre e propagandave dhe lëvizjeve të ndryshme politike lindore. Shpesh herë duke u munduar që të imponohen ideologji të ndryshme janë bërë edhe gabime të mëdha ku më se keqi gjatë tërë historisë e kemi pësuar ne shqiptarët. Tokat tona u ndanë dhe u shkatërruan. Populli shqiptarë përpos masakrave dhe debimeve që i pësoi nga fqinjët tanë agresivë, ata nga pushtues të ndryshëm u detyruan me dhunë që të bëhen pre e kulturave të ndryshme karpatioano – aziatike.

Nuk është qudi se sot edhe mbrenda politikës dhe popullit shqiptarë po bëhet një luftë e fshehur se kah duhet të shkoj politika shqiptare në përgjithësi e në veçanti ajo e Kosovës. Fatkeqësia është se edhe politika amerikane si dhe ajo gjermane e ka kuptuar dyftyrësinë politike të politikanëve tanë në Kosovë e besa edhe në Shqipëri. Politikanët tanë jo të gjithë fatkeqësisht jetojnë dhe janë shëndrruar në nostalgjikë të ish pushtusve tanë që na i shkretnuan dhe sakatuan Tokat e Arbrit.

Dobsimi i politikës së Kosovës karshi politikës amerikane në përgjithësi ka të bëjë me mungesën e bërjes politikë shtetërore. Partitë tona politike në Kosovë politikën e shikojnë vetëm si lojë shahu e asesi si politikë shtetërore ku duhet të krijohen kornizat e përbashkëta politike në mes të pozitës dhe opozitës për çështje shtetërore dhe kombtare. Fatkeqësisht kjo është vërejtur edhe nga politika amerikane dhe ajo gjermane e cila për ta pënguar Serbinë që edhe de jure të shkojë në anën e Rusisë mundet të na hakmirret sërish ne shqiptarëve duke na ndarë përseri ndonjë pjesë tonën. Fatkeqësisht në këtë aspektë elitës politike në Kosovë i ka humbur orientimi.

Ata jo vetëm që po e shikojnë interesin e pushtetit në dëm të shtetit, por tani kanë filluar t´i shikojnë edhe interesat e ngushta personale dhe familjare në dëm të shtetit të pakonsoliduar të Kosovës. Kalimi i hapur i Erdoganit në krah të Rusisë dhe Serbisë e kundër Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi e ka luhatur tejmase një pjesë të mirë të politikanëve në Kosovë që të kalojnë serish kah lindja dhe t´i kthejnë shpinën perëndimit.

Gjithë ky cirk politikë duhet t´i vejë në lëvizje forcat atdhetare dhe properëndimore shqiptare që mos të mbyllën në dhoma të nxehta duke e pritur kah do të shkojnë shqiptarët por ata të ngrisin zërin dhe të hyjnë në veprim. Formimi i një lëvizje kombtare shqiptare në Kosovë është i domosdoshëm. Beslidhja e Trojeve të Arbrit, do ta ndanë shapin nga sheqeri.

Programi i kësaj lëvizje politike kokë, trup dhe mendje duhet të jetë program për një Kosovë Evropiane,jo vetëm në aspektin teorik por edhe në atë praktikë.Në programin e kësaj lëvizje të re politike duhet të futët edhe ndalimi me ligj i propagandës pansllavisto-aziatike dhe akterët e kësaj propagande duhet të denohën me dënime të ashpra.

Tek rinia shqiptare në Kosovë qoftë në shkolla të mesme apo edhe në fakultete duhet të ngritet kultura e punës perëndimore dhe mos të nxjerrim analfabetë me diploma por kuadro të afta që në një të ardhme të shkurtër të jenë të aftë ta udhëheqin shtetin e Kosovës në të gjitha aspektët. Paralelë me këtë duhet ndërtuar edhe koncepti i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë si dy republika federale, por në një shtet të përbashkët.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.