Dy poezi nga Nexhat Halimi

0
928

Uji i kroit

E shikoja yllin nga dritarja e katit të dytë
Udha arrinte te uji mes malit ende të fjetur
Vinte e binte mes gurësh dhe `i yll tjetër
e ora e vjetër e dhomës jehonte nën dritë

Papritur më zgjohej etja të dilja në lojë
Apo të ngjitesha degë e degë majë manit
Në afsh luleje çkëmcoja pullat mintanit
Njëra ngjyrë e tjetra shpërthenin të agojë

Nëna vinte nga kroi me shtambë me vija
I dilja para me tasin e shembur në buzë
Mbushja ujë të freskët në ëndërr të vjetër

Zgjohej dhe vëllai i vogël e motra tjetër
Nëna qeshte me shami me ojme e në bluzë
Gjallërohej me atromë mali tërë gjithësia

Vdekja

Frymën e këputi babai në mollën e kuqe në yll
Nëna shikonte në qiell lutej shpirti të gjej qetësi
Fëmijët hynin e dilnin kujtimesh me lot në sy
Jashtë çilte pranverë dritaresh dëgjohej `i fyell

Shikonim të humbur me mendje në dumnicë
Çdo gjë mbeti veç ëndërr e bota e njëjtë përsëri
Trenat vinin e iknin e udha humbte larg në hi
S` do të arrinim të ktheheshim kurrë në toplicë

Më kujtohet kaq vjet më vonë ai zjarri i fjetur
Çdo gjë ec hijes së vet plak me mustakë burrë
Veç vdekja të ndjek çdo çast e s` ndalet kurrë

Ja tashmë iku dhe nëna unë pres hijes së tretur
Qefini xhepa s` ka nexhat më thotë agi me mall
Me `i pikturë punuar rishtas nga vjen andrallë

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.