Serbët po e vjedhin edhe “Shotën“

0
562

Nga Revista Drini24 Prill 2019

Fahri Xharra

Fahri Xharra

Serbët po e vjedhin edhe “Shotën”, jo Shote Gali cën se nuk e duan por vallen e “Shotës“. Ja edhe një arsye që Serbisë t’i shemben gënjeshtrat, duhet reaguar, sepse ata po propagojnë: “Nije “šota” šiptarska ( Vallja e “Shotes” nuk është shqiptare )“

Serbët shkruajnë: ”ŠOTA nije albanska reč, ni albanska pesma, to je čisto srpska pesma, Šotka i Šotan su srpski bračni par koji očekuje prinovu.” ( Shota nuk është fjalë shqipe e as këngë shqipe, kjo është këngë e pastër serbe. Shotka dhe Shotani tek serbet quhet çifti i ri bashkëshortor, që e pret lindjen e fëmiut të parë )

Më tej në burimet serbe lexojmë: “Të fillojmë nga emri. Emri “Shota” nuk ekziston në gjuhën shqipe dhe nuk e ka asnjë kuptim. Cili është ai popull normal, i cili e quan një valle të tij kombëtare, emri i së cilës në atë gjuhë nuk do të thotë gjë? Edhe nëse kjo është valle shqiptare (šiptarska igra), atëherë pse shqiptarët nuk e kanë asnjë valle tjetër kombëtare. Pse nuk ditën të bëjnë diçka tjetër të mrekullueshëm si vallen e Shotës? Ndoshta ka lindur ndonjë kompozitor tjetër që të bënë një “Shotë” të re?

Me të vërtetë serbët janë shumë qesharak në arsyetimet e tyre, kur vjedhin historinë.

Shqiptarët (Šiptari ) nuk kanë vargje të shkruara në gjuhën shqipe, që të krijojnë një vepër të tillë arti, si vallja “Shota”. Cili popull i bën këngët e tija kombëtare në një gjuhë tjetër, e cilat bile as që nuk ngjajnë ndër veti ?” – pyesin veten, serbët.

Nisu, valjda, Šiptari pravili pesme na srpskom jeziku?” shkruajnë ata. ( Vallë, shqiptarët të bëjnë një këngë në gjuhën serbe? )

Burimet shqiptare: “Shota është një valle karakteristike e luajtur nga valltarët, me tërë energjinë dhe me ritëm të shpejtë, e cila zakonisht luhet nga dy valltarë, mashkull femër, (apo edhe në më shumë çifte), është valle që përshkohet me një ritëm mbresëlënës që zgjon emocionet si nga lëvizjet e shpejta ritmike, që nuk është mjaft karakteristikë e valleve shqiptare, por në këtë valle kemi karakteristika të cilat mendojmë se kanë disa veçori, që paksa dallojnë nga vendi në vend.

Vallja e Shotës ka qenë edhe në repertorin e Orkestrës Filharmonike të Beogradit, versioni i përpunuar nga kompozitori i njohur kroat, Josip Sllavenski, pastaj Rexho Mulliqi e të tjerë.”.

Ansambli “Shota”. Ky ansambël po thuajse në çdo shfaqje fillon me ekzekutimin dhe interpretimin e valles së “Shotës” vallja më karakteristike dhe më e njohur te të gjithë popujt e Ballkanit,

Duke parë se kjo valle është futur aq thellë në popull dhe duke qenë se nuk ka grup folkloristik që nuk e kishte pasur, dhe nuk e ka në mesin e këngëve e valleve për interpretim, publiku serb, duke mos pasur rrugë tjetër, ka filluar ta përvetësojë si valle të moçme të serbëve të Kosovës, duke u mbështetur në emrin e valles e cila sipas tyre i përket gjuhës serbe.

Histeria serbe vazhdon: “ Sikur të pyesnim të huajt , se e kujt është “Shota” ? Pergjegja kishte me qenë : e serbëve. Fjala “„šota” ( sipas serbëve ) në folmen e serbëve te Kosovës (žargonu kosmetskih Srba) do të thotë gruaja shtatezanë që i ngreh këmbët si “shota” .
Sipas tyre : “Kënga e “Shotës “ ka lindur në rrethin e Prizrenit , luhet në taktin 7/8 sikur ashtu këngët tjera serbe të Kosmetit : „Razgranala grana jorgovana”, „Cveto, kalušo”, „Baš mi je merak”

Edhe unë kisha dashur që të konsultohet këngëtari i Prizrenit ( shqiptar ortodoks) Jordan Nikoliqi i cili sipas serbëve paska qenë themelues i Ansamblit “Shota “ se e kujt është kënga dhe vallja “Shota”?

Ne serbëve iu themi : Fenomeni dhe tipologjia muzikore artistike e ritmike e kësaj valleje, e cila me lehtësi i ka përballuar kohës, duke u radhitur si valle emblemë, në mesin e valleve si “Vallja e shqipeve”, “Vallja e burrave” “Vallja e shpatave” dhe valle të tjera karakteristike, ka veçantitë dhe veçoritë e veta në kohë dhe hapësirë, në sinkroni dhe diakroni. Fakti se kjo valle luhet dhe këndohet te të gjithë popujt e Ballkanit e më gjerë, jep për të kuptuar se kemi të bëjmë me një fenomen që nuk është vetëm muzikor, aq më pak i rastit, por sipas mendimit tim lidhet me traditën historike, me një apo disa personalitete të caktuara të historisë së rezistencës shqiptare, e cila i akordon traditës të pashkëputur të historisë sonë kombëtare, e njohur për kontributin madhor që ka thënë femra në jetën shoqërore, dokesore, në historinë e shtetit, të rezistencës dhe të luftërave çlirimtare. Në të gjitha luftërat tona çlirimtare prej kohës së Skënderbeut e deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, femra ka luajtur rolin e vet historik, të pamohueshëm.

Ne serbëve iu themi, mos e rreni botën se edhe vallja “Shota“, si dhe hajnitë tjera që ia keni bërë këtij populli, me të futur Kosova në Unesko do të iu dalin në shesh. Po i kuptoj të mjerët se ndoshta përfundimisht e vërteta shqiptare e Kosovës në mënyrë të dokumentuar do të del në shesh.

Unë po e vazhdoj shkrimin tim me karakteristikat e popullit tonë e në këtë rast të grave historike shqiptare: “Po ta krahasojmë këtë fenomen me rolin e femrave te popujt e tjerë, sidomos te popujt ballkanikë, vërehet pa dyshim se roli i femrës shqiptarë në luftë dhe në rezistencë, që nga koha ilire, fuqimisht ka qenë më i shprehur, sesa roli i femrës bullgare, serbe, rumune, kroate e të tjerë.

Vetëm në kohën antike, femra ka lënë emër të paharrueshëm dhe të pakrahasueshëm. Femrat e njohura të asaj kohe, sipas Homerit dhe dramaturgëve grekë janë: Helena, Andromaka, Elektra, Penelopa, Antigona, Medea e shumë të tjera. Kurse në luftërat e Greqisë kundër Turqisë njihet vetëm një femër, Laskarina Bubulina, e cila ishte me origjinë suljote, arvanitase.“

Pra, puplat apo pendlat e rrenave serbe duhet të bijnë për tokë, vërtetë ato mbanin nxehtë por ishin të huajat.

Fahri Xharra, Gjakovë

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.