“UÇK”-ja IMAGJINARE E XHAVITIT DHE FARK-u LUFTËBËRËS I RUGOVËS

1
698
UÇK - KLA

IDRIZ ZEQIRAJ

Xhavit Haliti, lëpekeisti që tradhtoi gardën e vjetër të LPK-së dhe iu bashkua Kryesisë së re bandite, të dominuar nga klani i Drenicës, vazhdon gënjeshtrat falsifikuese, deri në mohimin e ekzistencës të Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës (FARK).

Megjithëse, ne kemi shpjeguar, madje, saktësisht, emërtesat, raportet dhe aktivizimin në luftën e Kosovës të dy faktorëve ushtarakë, FARK dhe UÇK-e, e përbashkëta e tyre ka qenë vetëm uniforma. Njerëzit, në mungesë të informacionit, si element përbashkues, shtojnë edhe qëllimin, pra, çlirimin e Kosovës.

Por, faktet e bollshme e demantojnë këtë. Sepse përçarja e popullit; zhvatja e fondeve, me shantazh e kërcënime; haraçi i përgjakur; vrasja e kundërshtarëve politikë dhe krime e pisllëqe tjera, të bëra nga krerët e “UÇK-së” të LPK-së, përkatësisht, të Kryesisë të saj të re, dëshmojnë bindshëm se qëllimi i tyre ndryshonte shumë nga ai i FARK-ut, për të mos thënë i dyshimtë dhe, për më keq fare, e parathonin dështimin e pritshëm të luftës.

Xhaviti thotë: “Nëse e kanë pasë uniformën e UÇK-së, nuk kanë mundur të jenë FARK”.

Arsyeja pse FARK-u përdori emërtesën UÇK-e, është parimore dhe atdhetare. Ishte vullneti, shpresa e Ministrit të Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqit, për bashkimin e faktorit ushtarak. Sjellja e tij njerëzore dhe atdhetare, minimizonte elementet ndarëse, në mes të LDK-së dhe LPK-së, përkatësisht, FARK-ut dhe UÇK-së.

Ai ishte ushtarak i mirëfilltë, profesional dhe trim. Ai ishte pinjoll i një familjeje të përgjakur nga Serbia, edhe vet ishte i lindur në kazimatet jugosllave. Andaj, vizioni i tij shkonte larg nga kundërshtarët e tij mediokër e rrugaçë politikë, argatë të Serbisë, të cilët, si hiena, në errësirën e një nate shtatori, e privuan nga jeta. Dhe, sot, “duke shhkelur mbi kufoma”, siç thotë ish-ministri i Informacionit, Xhafer Shatri, i listuar për ekzekutim, po nga këta kriminelë, janë në kupolë të shtetit dhe të pushtetit të tyre të përgjakur.

Në përballjen me pushtuesin serbo-sllavë, ai i donte shqiptarët të bashkuar. Pata rastin ta njohë dhe të bashkëpunoj me Kolonel Krasniqin, meqë me axhën e tij, Aziz Zhilivoda-Krasniqi, kishim vuajtur burgun shqiptar. Në muajtë e fundit të jetës, ai u kërcënua me jetë nga banda e LPK-së. Edhe pse i vetëdijshëm për shënjestrimin e tij, ai vendosi të qendrojë në krye të detyrës të shenjtë, duke i shpërfaqur planet e luftës, me shprehjen e njohur dhe shpesh të përsëritur se “nëse nuk vritëm, do ta bëjmë edhe këtë….”. Paralajmërime serioze vrastare, të kushtëzuara, kishin pasur edhe Shaban Manaj e Smajl Hajdaraj. Edhe pse dihen kërcënuesit, askush nuk i ka hetuar për këtë!!!

Xhaviti pjesë e falsifikimit të historisë

LPK-ja i ka prirë falsifikimit të historisë me të re të Kosovës. Përmasat e falsifikimeve serike, janë aq banale, sikur ngjarjet të jenë zhvilluar në lashtësi dhe jo në kohën digjitale. Pjesë e këtij falsifikimi është edhe lëpekeisti i rreshkur stalinist, Xhavit Haliti. Këto falsifikime janë numerike, por, ne po cekim vetëm disa syrësh:

1) Dështimin e Marrëveshjes të Osllos, e bëri Xhaviti dhe Demaçi me shokë. Por, falsifikueshëm akuzuan FARK-un!
2) LPK-ja themelimin e UÇK-së e bartë, falsifikueshëm, ndër vite e dekada më parë. E vërteta është se konturet e UÇK-së vihen në maj të vitit 1998.

Batalionet, më vonë Brigadat e krijuara, për Kolonel Krasniqin, ishin të pamjaftueshme, për t`u quajtur UÇK-e. Prandaj, ai thoshte se kur ta integrojmë edhe pjesën tjetër, grupimet ushtarake të LPK-së, do ta themelojmë UÇK-në e vërtetë.

3) Qendresa e Hamëz dhe Adem Jasharit, me babë Shabanin e dajë Osman Gecin, LPK-ja e falsifikon si luftë e UÇK-së, për më tepër, “Epopeja e UÇK-së!” Pra, dublohet falsifikimi i historisë në Prekaz!
Sepse, së pari, në mars 1998 nuk kishte asfarë UÇK-je;
Se dyti, pa ekzistencën e UÇK-së, si të luftonte ajo?!!

4) Krerët kriminelë të LPK-së, bënë krimin e radhës, falsifikueshëm, e ndanë Ademin nga Hamza, edhe pse ata kanë qenë të pandashëm kudo. Qëllimi i marrëzishëm ka qenë kundërvënia Prisidentit Rugova!

5) Hashim Thaçi vizitonte një skuadër ushtarësh në stërvitje, në Malet e Martaneshit, 200 kilometra larg Kosovës. Gazetari i LPK-së falsifikonte, duke e spostuar, se kinse Hashimi i inspektonte luftëtarët në fushë-betejë, madje, brenda Kosovës!

6) Falsifikatorët ngulmojnë për pjesëmarrjen e Operacionit “Shigjeta” në Koshare. Ndërkohë që, organizimi i këtij operacioni të dështuar, ka ndodhur më vonë në Pashtrik, pra, pas thyerjes së kufirit në Koshare. I pyetur për këtë komandanti Xhafer Gashi, tani, pjesë e një partie-bandë, bëlbëzon, pa pasur guximin ta thotë se është gënjeshtër. Megjithatë, ai shprehet: “Jo, nuk ishte, veç ndërlidhet më vonë!” Kur?! Pas pilafit!

Themi se Operacioni “Shigjeta” ishte i dështuar, sepse u mundua ta kopjonte aksionin e Kosharës, por, u nxitua, tregoi amatorizëm, hiç profesionalitet, i futi ushtarët në Lugështajën e Gorozhubit. Ndërsa forcat e armikut, të pozicionuara në të dy shpatet e Luginës, i goditën, lehtësisht, duke i vrarë 26 ushtarë dhe plagosur e sakatosur shumë të tjerë. Ndërkohë, eprorët garonin se kush duhet komanduar, oficeri nga Shqipëria apo i Kosovës?! Karrierizmi i LPK-së, i trashëguar nga ideologjia e mykur sllaviste, ka qenë proverbial.

7) Përpjekja për ta përvehtësuar, fillimisht, Betejën fillestare, aksionin e thyerjes të kufirit, më vonë, edhe Luftën e Kosharës, është sa e ethshme, aq edhe deshtake. Gjenerali i Garnizonit të Kukësit, Kudusi Lame, që mbulonte ushtarakisht Tropojën dhe tri rrethet tjera veriore, kërcënoi oficerin e Tropojës se “nëse ua dorëzon -Topin – oficerëve të FARK-ut, do të përgjigjësh me ligjin ushtarak të luftës!” Ndërsa, tani, gënjen, pacipshëm, se “unë urdhërova t`u jipet – Topi – komandantëve të Kosharës!”

Aksioni për thyerjen e kufirit ndërshqiptar, në Koshare, është veprim ekskluziv i ushtarakëve të FARK-ut. Varianti i rrëfyer nga komandanti Hisen Berisha, pinjoll i Familjes të Agë Rashkocit, është absolutisht i saktë, sepse është kallzim i jetuar, është protagonist i Betejës. Shiko filmimet origjinale, të realizuara nga gazetari, pjesë e LPK-së, atëbotë, aktiv kundër Rugovës dhe partisë së tij.

Ndërhyrjet e gjeneral Kudusi Lamës, por, edhe e shtabit të Laprakës, me shef ministrin e ri, Halil Bicaj, për përcaktimin dator të nisjes të aksionit në Koshare, ishin të dyshimta. Andaj, edhe nuk mund të zbatohej. Ishte vrarë Ministri i Luftës, në vlugun e luftës. Rast pa precedent në historinë botërore! Në Canhasin e gjeneral Lamës, ishte hapur burgu i torturës, deri në mbytje, të vepritmarëve të LDK-së dhe të ushtarakëve FARK-istë të Ibrahim Rugovës. Atëherë, çfarë bashkëpunimi apo koordinimi mund të kishte me banditër të tillë?! Asfare.

Krerët e LPK-së, veç veprimeve sabotuese të luftës, në vijimësi, lakoheshin edhe si argat të Sigurimeve konspirative armike. Ata kishin dhënë prova se donin, me çdo kusht, sabotimin, dështimin e thyerjes së kufirit, nga forcat FARK-iste, meqë ata nuk ishin protagonistë të këtij aksioni shumë domëthënës. Edhe Nasim Haradinaj e pranon se ndërhyrja e atyre që ishin jashtë kontigjentit të ushtarakëve të FARK-ut, ishte e gabuar, sepse përgaditja vazhdonte me bartjen e armatimit në pozicionet e përzgjedhura.

8) Pretendimi se Lufta e Kosharës u bë nën komandën e Ramush Haradinaj, sepse ishte Zonë e Dukagjinit, është falsifikim, rrenë groteske. Garda profesionale e ushtarakëve të FARK-ut, nuk do të pranonin, assesi, të komandoheshin nga një bari, profan në artin ushtarak. Ndërkohë që garda pararojë e 16 oficerëve të FARK-ut, kishin përgaditje superiore, ishin diplomantë të Akademisë Ushtarake, madje, disa syrësh eprorë me grada të larta ushtarake. Kur Ramushi provoi të bëhet pjesë e komandës të Betejës së Loxhës, tek TV T7, në bisedë me Berat Buzhalën e Leonard Kërçukun, majori në komandë të kësaj Beteje fitimtare, deklarativisht, Nazif Ramabaja, u tallë me Rambon në “Facebook”: “Veç në ëndërr!” Kjo është e mjaftueshme edhe për Kosharën.

Dyfytyrësia e Ramushit, fillimisht, njohja e Kolonel Tahir Zemaj për Komandant të Dukagjinit, pastaj loja e tij e pistë, hileqare e banditeske me Hashimin, ndërroi mendje. Po të mos ishte mençuria dhe atdhetaria e Kolonel Zemaj, Ramushi ishte gadi për gjakderdhje ndërshqiptare. Andaj, ishte absolutisht i papranueshëm për FARK-istët e Rugovës.

9) Falsifikatorët e bluajnë trashë gënjeshtën e tyre, sikur Ushtria Shqiptare, mori pjesë në Betejën e Kosharës!? Jo, ndihmë logjistike kanë ofruar individualisht oficerët shqiptarë, madje, pa lejen e eprorëve të tyre.

Për “mungesën” e ushtarëve, armatimit si dhe për Fondet dhe të tjera, siç dizinformon dhe shtrembëron eksponenti namkeq i LPK-së, Xhavit Haliti, do të shkruajmë në vazhdim, së afërmi.

Por, një e vërtetë dihet: Se pa sigurimin e bazës njerëzore, ushtarët dhe bazën materiale, armatimin, ushtarakët profesionistë të FARK-ut, nuk do t`ia mësyenin kufirit në Koshare, përballjen heroike me Armatën e koracuar serbo-sllave.

Shtrohet pyetja vendimtare:

Kush luftoi, realisht dhe, kush mrizoi, faktikisht?! FARK-u i Rugovës apo “UÇK-ja” e LPK-së?

Pa fije medyshje, FARK-u i Rugovës bëri luftën. Dëshmi janë fushë-betejat me emër, datimet e tyre dhe sukseset faktike.
Ndërsa mrizoi “UÇK-ja” e LPK-së. Sepse u mungojnë emërtesat e betejave, datimet dhe nuk kanë asnjë sukses të shënuar, përgjatë luftës.

Arsyen pse “UÇK-ja” e LPK-së nuk hyri fare në luftë, me formacione ushtarake, e shpjegojnë vetë pretenduesit themelues të saj: Ibrahim Kelmendi, Muhamet Kelmendi, Jakup Krasniqi, Bislim Zyrapi me shokë. Dhe, për këtë tradhti, të bërë ndaj Kosovës, akuzojnë bashkëpartiakët e tyre: Hashim Thaçin, Azem Sylën, Xhavit Halitin, Kadri Veselin, të cilët, konspiruan me shtetet armike të Kosovës, për ta sabotuar luftën dhe çlirimin e saj.

Akuzë e rëndë, por, shumë bazike.

Djemtë heroikë, nga radhët e LPK-së, të zhgënjyer nga shefat e tyre aksidentalë, të katapultuar në krye të LPK-së, nga shërbimet konspirative armike, pa përfillur “eprorët” e tyre, individualisht apo në grupe të vogla, hynë në luftë, u flijuan për idealin e madh të lirisë. Disa syrësh, në shenjë hakmarrjeje, për mospërfillje, u dekonspiruan, u vunë në prita të armikut, përfshi edhe grupin prej 42 ushtarësh, të prirë nga Mujë Krasniqi.

Atëherë, kush nuk ka ekzistuar: FARK-u i Rugovës apo “UÇK-ja” e Xhavitit?!

Edhe pse komenti është i tepërt, në respekt të informimit të drejtë të shqiptarëve të kudondodhur, e themi, madje, me bindje e konfirmim faktik, se FARK-u ekzistencën e tij e ka dëshmuar e faktuar me tytën e armëve, në luftën e Kosovës.

Ndërsa “UÇK-ja” e LPK-së, edhe pse e proklamuar, në vite e dekada për luftë, mbeti në letër, nuk u lëndëzua, nuk hyri në luftë të organizuar. Mjerisht!

1 KOMENT

  1. Eshte e çuditshme se si Serbia ne kohen e luftes dhe tani neper dokumentare shprehet se luftonte “terroristet” e UÇK. Mediat e huaja dhe faktori nderkombetar thonin se luftonte UÇK. ne kete shkrim e paskan te paqarte se kush paska luftuar?

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.