Ylli polar

0
735
Nexhat Halimi

Nexhat Halimi

Frymën e fundit e ke dritë mollën e kuqe në dorë
Jashtë çel vjeshtë e irnosur e ndopak bie dhe borë
E kërkoj ndër ëndrra copën e këputur vetëtimës
Të bëhem poet apo vrasës ta mbroj të bukurën
Ta ndjek kujtimit të mbytur në flatrim me fluturën
T`i ngjet ajrit degës qiellit e lirisë në etje ky gjak
Ndodhi të nisen e të kthehen me atë dritë kaq pak
E ëndërroja të zgjohem në mëngjes te kroi mitik
Të pikturoj lulen e lirisë në degëz të pjeshkës
Me një copëz të borës të shkëputur prej bjeshkës
Ta rizgjojë në etje udhën qind vjeçe të breshkës
Gjithnjë i përgjakur kënaqësisë e gjithnjë i bardhë
Ah esa vetëm ti mungon ndërmjet hiri dhe flake
Flutur e rrallë e shfaqur në këtë fushë me shevar
Ta pikturojmë lirinë e imagjinuar shkëmbit të vjetër
Të kujtohen vdekjet për të dhe ëndrrat patjetër
Çdo gjë dhe flutura në fluturim të bëhej yll polar

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.