Kujdes nga kitchi këto kriteret duhet t’i ketë shtatorja e Adem Demaçit

0
678
Adem Demaçi

Ilir Muharremi

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ngritjen e shtatores së veprimtarit Adem Demaçi dhe ka nisur procedurat për realizimin e saj. Është hapur edhe tenderi për projektimin e shtatores së veprimtarit të çështjes shqiptare, Adem Demaçi, e cila do të vendoset te rrethrrotullimi i spitalit në Prishtinë.

Hapësira për shtateoren e bacës Adem duhet të jetë afër objekteve shtetërore e kulturore, prandaj nuk po e kuptoj pse duhet të jetë rrethrrotullimi i spitalit?

Këto duhet të jenë kriteret për punimin e shtatores së Adem Demaçit:
Shtatoret, të cilat vendosen në hapësira publike, duhet të jenë shumë të kujdesshme, veçanërisht nëse i krijojmë fytyrat e njohura historike, politike ose figurat që kanë dhënë kontribut të madh për shoqërinë dhe vendin. Arsyeja është se gjeneratat e reja dhe të ardhme duhet ta kenë imazhin e saktë të figurës, të mos krijojnë konfuzion ose hamendje për një figurë të njohur. Vetë fjala shtatore, nga latinishtja, ka kuptimin e rikujtimit dhe ky rikujtim duhet të jetë shumë i kthjellët.

Kriter tjetër është ngjashmëria fizike (origjinaliteti) me personazhin; psikologjia e personazhit të jetë pothuajse identike me figurën.

Pjesa tjetër janë proporcionet, vijat dhe krijimi i mendimit të përplasjeve të hijeve në hapësirë.

Kriter tjetër është hapësira ose bashkëpunimi me arkitektin, ngaqë shumë shtatore duken të shëmtuara shkaku i hapësirës.

Kriteri përfundimtar është ana kompozicionale.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.