Për analistin e Saliut, ish studentin që u bë pedagog, Mark Marku… dhe “ushqeje qenin, të të haj kokën”

0
549
Idajet Beqiri

…Nga Idajet Beqiri

Aty nga fillim viti 1992 Mark Marku, analisti i Saliut dhe i Lulit te “Opinioni” i Fevziut, më erdhi në zyrë krejt i rrënuar, i pa ushqyer, i veshur keq. Isha Drejtor dhe Kryeredaktor i Gazetës “Kombi” qysh nga korriku 1991, deri në vitin 2003. Kulmin e saj “Kombi” e kishte në vitet 1991-1995, tirazhi i së cilës arriti 20 mijë kopje të shitura.

Më tha se ishte student, por në gjendje të mjeruar ekonomike. Pa ia ditur bindjet politike, pa pyetur nëse ishte i Saliut apo i krahut tonë progresist, e mora në punë si korrektor gazete. I jepja për çdo numur gazete 1500 lekë, të cilat për kohën ishin një pagë mujore e mjaftueshme për të mbajtur një familje.

Gazeta “Kombi” në çdo numur e bënte “llum” Sali Berishën, duke e stigmatizuar si agjent të Serbisë, si dallkauk, sharlatan, përçarës dhe vrasës të shqiptarëve. Marku i korrektonte bukur këto shkrime! Kur Saliu më burgosi në qershorin e vitit 1993, sepse në Gazetën “Kombi” i thashë me gërma të mëdha në një faqe gazete “Berisha ti je vrasës i Shqipërisë dhe i shqiptarëve”, korrekturën e këtij shkrimi e bëri Mark Marku

Marku dje në emisionin e Fevziut “Opinion”, pasi bëri sikur nuk ma dinte emrin, tha se unë isha edhe i dënuar! Analisti Lorenc Vangjeli i kujtoi Markut se Idajet Beqiri u dënua se i tha në gazetë Sali Berishës vrasës! Marku bëri të paditurën! Kjo është një nga dhjetëra borderotë e pagesave, që firmoste Marku te unë. Kam veç borderove të ruajtura, sepse mund t’i duhen Markut për pension nesër, edhe ca gjëra të tjera të tij… Epo kësaj i thonë “ushqeje qenin, të të hajë kokën“…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.