Livia e Elvi Sidherit – ose simboli i Arberise ne nji vajze te shekullit 21…

0
459
Dy botë - Elvi Sidheri

Gjergj Jozef Kola

Livia e lindur ne vitet 80, e ndersa po rritet ne vitet 90 ka te gjitha hiret dhe goditjet e fatit si edhe ARBENIA: Ajo asht jetime nga Nana dhe me nji babe plot vese, te alkolizuem qe asht martue perse dyti per interes e aspak per dashuni, me ate qe do te jete me plot kuptimin e fjales: nji njerke per Livian. Ajo vuen ne nji peshe te trefishte!

Dashunia e vetme per Livian asht liria, e bukura, origjinalja, atdheu.

LIVIA do me thane ne shqip, Ullini, PAQJA e askush ma fort se kjo vajze me njiqind talente e me shume shuplaka te fatit nuk ka nevoje per te. Kur lexuesi ndjek fatin e Livias, hap mbas hapi te duket sikur po ndjek fatin e atdheut, te Arbnise, qe sot quhet Shqipni.

Simboli i kapun nga Autori i ri, Elvi Sidheri asht i mrekullueshem, ashtu siç asht edhe vete veprimtaria letrare e perkthyesit te talentuem. Ky simbol bahet aq i prekshem e realist kur lexuesi shef ato rruge te perditshme e fate njerzore, te cilat autori duket se i ka preke vete me dore e shkele me kambe. Ruajtja e linjes se prinderve te Mamase si nji force e pashtershme, gati transhendente e perditshme ne fatin e Livias kallxon per thellesi e pjekuni te Autorit.

Ne nenvetedijen e njeriut, nimfa e krijimit asht gjithmone femnore.

Elvi me stilin e tij e me simbolike te fuqishme asht nga te paktit autore te rij prozatore te kryeqytetit shqiptar e ma ndej, qe shkruen nji letersi te denje, te fuqishme qe padyshim do i rrezistoje kohes. (Ndryshe nga shume prozatore sot qe shkruejne per tema qe nuk i njofin, pershkojne shtigje qe nuk i kane rrahe e rrezohen ne sindromin e Karl Mayt.)

Qendresa ne karakterin e Livias perballe fatit tragjik te vllazenve e motrave te nji gjuhe, gjaku e kulture siç jane shqiptaret e Kosoves dhe mos rrezimi i saj ne korrupsion apo ne prostitucion, kallxon se Shqipnia ka shprese. Perçimi i frymes perendimore ne roman, kundra anakronizmave e fanatizmit, kundra ideleve te kalbuna komuniste kallxon se brezi i ri qe perfaqsohet nga Livia e Elvi Sidherit jep shprese per te ardhmen.

Livia e Elvit asht nji pasqyre besnike e kohes se tranzicionit e zhveshun nga çdo dogme e cila mund t’i tregohet me dinjitet botes si letersi shqipe… Ky asht nji nga te paktit romane, qe asht shkrue me nji STIL E ME NJI fryme; ndryshe nga shume romanciere sot qe ju ndryshon stili disa here e ju mbet fryma rruges. (ministria e kultures duhet te marre ne konsiderate romane te tille, t’i perktheje e te ja rekomandoje botes se e nderojne ate dhe atdheun tone… Mjaft ma me rekomandime e botime autoresh stilet e te cileve jane te mbushun me fosile realsocialiste e nuk kane force me e shkrue nji roman me nji stil e nji fryme)…

Elvi shkruen ne standart, sepse kjo asht gjuha zyrtare qe ka shkrue ne shkolle dhe asht pikerisht gjuha qe edhe Livia ka mesue ne shkollen e saj, porse futja e nje te ardhme edhe e elementeve toske ne gjuhe dhe stil do e vazhdonte traditen e bukur te autoreve toske shqiptare si Naimi, Cajupi, Lasgushi, Asdreni…

Nese Elvi asht sot nji shkrimtar mjaft simpatik e qe premton ne te ardhmen, kjo ndodh edhe fale autoreve te naltpermendun, ndaj te cileve ai ka si detyrim vazhdimin e pasunimit te gjuhes ne pergjithsi, e dialektit toske ne veçanti.

Ardhja e Livias ne letersine shqipe i ngjan nji filizi te holle, porse te forte e plot jete, i cili ne fushen e pervelueme nga realsocializmi perpiqet me dhane jete e gjalleni e lexuesin e mbush me nji fryme te re, te paster e plot jete.

Romani lexohet me nji fryme nga fillimi deri ne fund, e prandaj kush ka deshire me mbushe „qoshkat e zemres“ me ndjenja dhe mendime fisnike, te turret sa ma pare e te gjeje LIVIAN në DY BOTE te Elvi Sidherit.

Urime Elvi ” Ein Super Wurf” lieber Freund!

Gjergj Jozef Kola
Vjene, 02.08.2019

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.