PËRRALLAT E KADRI VESELI PËR KORRUPSIONIN

0
628

Nga Binak MAXHARRAJ

Kadri Veseli është njeriu më tagjiko-komik në skenën politike të Kosovës. Ai tashti ka nisë më kallxu edhe përralla dhe falle të defatorëve. Ky njëri pasi e pruni PDK dhe Kuvendin në buzë të kollapsit, ka nisë edhe me kallxu përrala, por aso prrallash që s’i hanë askush.

Çdo kush e din së korrupcioni është një e keqe e çdo shoqerie. Korrupcioni me i lartë ne rajon edhe me gjerë është në Kosovë. Zor qe gjendet ndonjë pushtetar në Shqipëri e Kosovë, qe nuk është i korruptuar. Për korrupcionin galopant po na e terheqin vëmendjen edhe te gjitha raportet e vendeve perëndimore, por që pushtetarët tanë këtë nuk e ndegjojnë, nuk e ndegjojnë sepse nuk ju pelqen ta ndegjojnë.

Kohet e fundit e ka marrë flamurin për luftimin e korrupcionit Kryetari i PDK Kadri Veseli, në çdo neje, ne çdo tubim e ka plotë gojën me anti-korrucion. Por ky korrupcionin e ka kapë vetem nga bishti, e jo nga koka.

Kadri Veseli jo vetem qe po merret më përralla dhe falle, por këtij njeriu as nuk i zë fjala vend. Ai kurrë në jetën e tij në poltikë nuk e realizon atë se çka e thotë. Kjo tregon se sa i pafuqishëm është në politikë. Kjo do te thotë se po folë kot po kallxon përralla.

Përralla e fundit është luftimi i korrupcionit më Pakt, duke ju çuar selam edhe partive tjera të krijojnë nje Pakt kundër korrupcionit, duke theksuar së me Pakte këthehet besimi të qytetarët në luftë kundër korrupcionit. Të gjitha partitë e refuzan këtë prrallë pa krip¨¨e te Kadri Veselit, bile edhe filluan të qeshin më të, duke i thane se po qet fall. Këtij njeriu si duket i kanë humbë te gjitha lidhjet e trunit me gjuhën e tij.

Kadri Veseli duhet ta dijë së korrupcioni nuk luftohet me Pakte e as me Marëveshje midis Partive politike. Luftimi i korrupcionit luftohet në institucione. Korrupcioni z. Kadri Veseli luftohet duke i zbatu ligjet. Korrupcioni nuk luftohet me një prokurori dhe gjyqesi të kapur nga politika, e korrupcioni nuk luftohet me njërez te korruptuar. Me këtë prokurori dhe gjyqësi nuk ka shanse të luftohet korrupcioni, ai veç çka shtohet.

A e din ti Kadri Veseli, se nga 100% të të korruptuarve mbi 70% gjenden në PDK, në Partinë qe ti e drejton. Nuk ka pushtetar në nivel lokal dhe qendror te PDK, qe nuk është i korruptuar. Nuk thamë se edhe pushtetarët e partive tjera nepër institucione janë imun, por PDK e zë vendin e parë. Pse nuk e nise luftën e korrupcionit ne Partin tande, në te cilën i madh e i vogël janë te korruptuar? A po e nise, por të hasi sharra në gozhdë? Nuk pate guximin te shkosh me tutje?!

Për të pastruar korrupcionin duhet të fillosh nga shtepia e jote, nga partia e jote. Nuk ka nevojë për Pakte e Mareveshje, por më çkapjën e politikës nga drejtësia, me nje Vetting të mirefilltë, në vendet kyçe të prokurorisë dhe gjyqësisë duhet të vijnë njerëzit e tipit të prokuroit Elez Blakaj, i cili trimërisht e nisi lutën kundër korrupcioni, por gadi qe se e hangrën. U detyrua të ikë nga shteti.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.