Nga BINAK MAXHARRAJ
– Albin Kurti akuzohet nga PDK-ja, Pronto mafia dhe SHIK se nuk është pro-amerikan?!
– Por Albin Kurti është më pro-amerikan së sa Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Ramush Harajdinaj, sepse kurrë nuk tentoi t’ia futë thikën pas shpinës Amerikës, siç vepruan këta?! ose
– Albin Kurti është edhe shumë më pro-amerikan së sa çetnikët e Serbisë, Aleksansër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, me te cilët Amerika po bashkëpunon mrekullueshëm.
Albini ecën vetem në fushatë. Nuk e ndalë as era, e as stuhia. Nuk e ndalë asnjë zerzele, qe i del përpara. Albini ecën vetëm, është digë dhe ortek i fortë për PDK-në, Pronto mafien dhe SHIK-un. Ua ka mbledhë bête është bëtuar së do t’i mundë.
Dhe vazhdon Albini të ecën vetem nëpër fushatë gjithandej Kosovës. Gjithëkah shkon e ndërojnë i përkulën. Atë nuk mund ta ndalë as LDK. Albini vazhdon të ecë i vetëm, ka mbrrijtë në gjysemën e rrugës. Albinin nuk mund ta ndalë më askush, bile as Cubat e Kosovës. As kupola e krimit të organizuar, që betohet se do ta mundë.
Megjithatë Albini po vazhdon ecjen e tij i vetëm deri në fitorën përfundimtare. Dhe do ta arrijë?!
Albini ecën vetëm, hu vetëm por me shumë shokë te idealit dhe të dijës, por ai e ka pasë fuqinë më të madhe, fuqinë e popullit, i cili e do dhe e respekton. Kjo fuqi e popullit i beson Albinit, sepse vetem ky është i zoti të bëjë ndyshime te mëdha, duke e largu të keqën nga ky vend.
Fuqia e Albinit është e madhe, është vullkan hala i pa shpërthyer, por kur te shpërthen i fshinë te gjitha, e pastron terenin që e flliqen të tjeret hajnat, te padijshmit, të korruptuarit.
Pra, ky është Albin Kurti, që do t’ju nxjerrë nga ferri, në te cilin ka rënë Kosova nga Pronto mafia dhe kupola e krimit të organizuar.
Albin Kurti është tmerri dhe ferri për kundërshtarët e tij, ai nuk u frigësohet fare por vazhdon si uragan të ecë përpara deri në fitore.
Po bëhët një fushatë e turpshme, denigruese e horrave dhe cubave të pushtetit, e horrave të korruptuar dhe të dalur jashtë përdorimit, në drejtim të shpërfilljës së autoritetit te Albin Kurtit dhe LVV. Këtë e kanë ba edhe më parë, edhe në zgjdhjet e parafundit, por Albin Kurti dhe LVV triumfoi mori më së shumëti vota nga te gjitha partit tjera. Është në rrugë të mirë që edhe kësaj radhe LVV me Albin Kurtin të delë e para në zgjedhje, sepse Albin Kurti është njeri i pakorruptuar në krahasim me të tjerët, qëndrimet e tij janë ta qarta, është i pathyeshëm dhe së si kryeministër, do të luftojë për shtet e jo për pushtet. Din dhe mundet t’i dalë zot vendit, para baticave dhe zbaticave, që do t’i dalin përpara. Është i betuëm para zgjedhësve, se do ta shkaterrojë kastën mafioze, kupolën e krimit. Nuk lëshon pe për asnjë katramë, kur është në pyetje shteti dhe sovraniteti teritorial i vendit.
Horrat, cubat e shtetit dhe të pushtetit janë të frigësuar nga Albin Kurti, atij po i frigësohen edhe në andërr, po u diftohet. Mu për këtë shkak gjuajnë shigjeta helmuse kundër tij, por të pa dobishme, sepse Albin Kurti është i futur thellë në zemrën e popullit, të cilin e shohin si shpëtimtarin për ndryshime te medha, që i duhen vendit, për ta nxjerrë nga llumi, që e futën horrat e pushtetit që disa vite më radhë. Horrat e shtetit dhe pushtetit po shpifin aq ulët, sepse të ulët e kanë edhe intelektin e tyre, se gjoja Albin Kurti nuk është pro Amerikan, se Amerika nuk e don për Kryeministër, sepse siç thonë, vjen e na prishë më Amerikën, etj. Këto janë rrena dhe floskula politike të horrave të pushtetit dhe të partive tjera politike, por edhe posaçërisht të Kadri Veselit, që nuk u beson askush, bile as çobantë e dhenve.
Amerika nuk përzihet në fushatë, e as që e thotë se e don ose nuk e don këtë ose atë, për kryeministër. Kjo është çështje e votuesve, çështje e popullit të Kosovës. Amerika do të bashkëpunojë shkëlqyeshëm, me secilin do kandidat për kryeministër, të cilin e voton populli. Amerika e don atë kandidat, që e voton populli, atë kandidat, që punon për shtet e jo për ta shkatërruar shtetin, duke e vjedhur dhe plaçkitë.
Albin Kurti, e themë më plotë fjalën së është më pro-amerikan se sa Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Harajdinaj dhe Fatmir Limaj. Albin Kurti kurrë nuk ia futi thikën pas shpinës Amerikës, sikurse tentuan të veprojnë këta tre te përmendurit me veprimin e tyre me 21 dhjetor 2017. Amerika është kundër atyre që po e plaçkisin dhe vjedhin shtetin, është kundër të korruptuarve, e jo kundër Albin Kurtit të pakorruptuar. Vetëm më Albin Kurtin për kryeministër mund të çmontohet shteti i kapur nga mafia dhe mafioza, nga klane që s’lanë gjë pa bërë, për të mbetë në pushtet. Mu për këtë arsye këta horrat e shtetit dhe te pushtetit i ka kapë tmerri, i ka kapë friga nga humbja e pushtetit dhe se me Albin Kurtin për kryeminister do te japin llogari para shtetit dhe popullit, të cilën e prunë në këtë gjendje të mjerueshme.
Votojeni Albin Kurtin për kryeministër, nëse doni që Kosova më në fund të marrë frymë lirshëm dhe lirshëm ta shijoni lirinë, që deri tani ishte liri e cunguar. Votojeni Albin Kurtin, sepse vetëm ky është në gjendje ta çmontojë këtë shtet të çimentuar nga horrat, cubat pushtetarë të pa ndërshëm, hajna dhe rrenca. Me Albin Kurtin do të këtë me shumë vende të punës, më shumë investime, më shumë mirëqenje ekonomike, sociale dhe shëndetësore. Me Albin Kurtin do të shekëputet zinxhiri i ikjeve nga shteti.
Albin Kurtin e çmojnë lartë edhe figura të mëdh të kombit si Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, i cili thotë:
“Albin Kurti është një djalë i guximshëm dhe i përgatitur. E kam ndjekur dhe më ka lënë mbresa. Më pëlqen vizioni që shfaq dhe mënyra se si flet. Është i thjeshtë dhe unë jam i mendimit se politikanët duhet të jenë të thjeshtë, të gjithë njerëzit e mëdhenj që kanë lënë gjurmë kanë folur thjeshtë. Janë argumentet ato që triumfojnë Albin Kurtin. Dhe kam parë që në çdo debat dhe përballje nuk i mungojnë argumentet“.