Shqipërimi korrekt i pikës 101 të konkluzioneve të komisionit të Venecias

0
329
Bashkim Kopliku

(Botuar nga Tema dhe në disa portale, marrë nga facebook, 29.09.2019)

Përmbledhtas, projekt-konkluzioni i Venecias, për çështjen nëse presidenti ka vepruar apo nuk ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën, si dhe nëse duhet apo nuk duhet shkarkuar, jepet në pikën 101. Kjo pikë, në origjinal është sa vijon:
*
101. Taken together, all these elements lead to the conclusion, that although the President exceeded his constitutional competences by cancelling and postponing the local elections beyond the electoral mandate of the local authorities without a specific legal basis. However, the elements presented above could lead to the conclusion that these acts may not have been of a serious enough nature to warrant an impeachment of the President.
*
Anglishten e mësipërme, unë do ta shqipëroja si vijon:
*
101. TË GJITHË KËTO ELEMENTE [me “elementë”, këtu bëhet fjalë për sa është parashtruar më lart në Raport — shënim i B.K.], TË MARRA SË BASHKU, SHPIEN NË KONKLUZIONIN SE [kam hequr fjalën “although”= “megjithëse”, sepse është gabim sintaksor në tekstin origjinal — sh. B.K.] PRESIDENTI KA TEJKALUAR [termi anglisht, “exeeded”= “tejkaloi”, është pexhorativ, pra do të thotë se ka kryer një veprim të palejuar– sh. i BK] KOMPETENCAT E TIJ KUSHTETUESE, ME ANULIMIN DHE SHTYRJEN E ZGJEDHJEVE VENDORE PËRTEJ MANDATIT ELEKTORAL TË AUTORITETEVE VENDORE [pra, duke lënë në funksion autoritete vendore përtej mandatit, që kishin marrë me votimet e tyre — sh. i BK], GJË QË E KA BËRË PA BAZË KONKRETE LEGALE. MEGJITHATË, ELEMENTET, E PARASHTRUARA MË LART, MUND TË SHPIEN NË KONKLUZIONIN SE KËTO AKTE MUND TË MOS KENË QENË TË NJË NATYRE AQ SERIOZE, SA QË TË (SHPIEN DIREKT E ME SIGURI NË) GARANTOJNË SHKARKIMIN (IMPIÇMENT) E PRESIDENTIT.”

101, shkurt fare, shqip do të ishte:
*
Presidenti, me siguri ka shkelur Kushtetutën, por nuk është e sigurt, nëse shkeljet që ka kryer mjaftojnë për ta shkarkuar.
*
Miq në fb, a jeni dakord me shqipërimin tim?
Ju falënderoj për çdo vërejtje.

Bashkim Kopliku

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.