Apologu i Slobodan Millosheviçit, Peter Handke fitues i çmimit Nobel për Letërsi?!

1
417
Peter Handke - Millosheviqi

Skënder MULLIQI

Fituesi jo meritor i çmimit prestigjioz Handke, me përkrahjen që ia bëri regjimit kriminal të Millosheviqit, e shiti shpirtin për ideologji urryese komuniste, edhe më gjasë e shiti shpirtin edhe për para. Kjo është gjeja më e keqe që mund ta godas një shkrimtar.

Me qendrimet politike të austriakut Peter Handke nuk u pajtuan kurrë shumë kolegë të vet. Ai më të drejtë edhe mori epitetin “monstrum ideologjik”. Me shumë së kurrë, intelektualët e njohur do të duhej të rreshtohen në mbrojtën e lirive elementare njerëzore.

Handke nuk është person i tillë, përkundrazi u tregua cinik dhe shumë shpirt ngushtë, duke mbrojtur regjimin gjenocidial të Millosheviqit. Ai në vitin 2014 kishte bërë thirrje që të hiqet Nobeli. Fakti së Handke e mori këtë çmim për vitin 2019 nga Akedemia Suedeze, kishte të drejtë.

Kjo është Suedia sot: ai që përkrahu hapatazi masakrat më të mëdha pas Luftës së Dytë Botërore, behët fitues i Nobelit për Letërsi! Dhënja e çmimit një hendikapi si Handke, është fyerja më e rëndë për të gjitha viktimat e luftës në ish-Jugosllavi. Eshte fyerje e vlerave civilizuese evropiane. Eshte fyerje e nenave qe mbeten pa me te dashurit e tyre…

Serbia e cila ka merituar të dënohet për gjenocid, në vitin 2015, shkrimtarin austriak Handke, e shpallë qytetar nderi, dhe anëtar të SANU. Por, jo më kot ai është anti-shqiptar dhe pro-serb, pasi që gruaja e tij është me origjinë serbe

1 KOMENT

  1. Monstrum me i madh eshte secili anetar i Akademise Suedeze e cila vendosi qellimisht qe te shperblej kete monstrum…

    Monstrum do te kete gjithmone , por shperblime monstruoze bejne vetem ata qe jane me monstrum se monstrumi.

    RRNOOOOOFT AMERIKA, se sa per Europe ….kurrrrrr nuk do te kishte Shqiperi as Kosove….

    P.s. BRITANIA NUK ESHTE EUROPE.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.