SONDAZHI: Rama përballë Bashës, pas tërmetit

0
354

Nga Eduard Zaloshnja, TemA

Në 24 orët e fundit, zhvillova një sondazh elektronik, në serinë e sondazheve që zhvilloj për revistën Follow Business Albania.

Pyetja kryesore që i dha përgjigje sondazhi ishte: “A mendoni se punët mund të shkonin më mirë pas Tërmetit të 26 nëntorit me Ramën kryeministër apo me Bashën kryeministër?

Ky sondazh u zhvillua vetëm me votues të vendosur apo të lëkundur (mosvotuesit nuk u përfshinë në kampionin prej 1686 të anketuarish).

Rreth 71% e të anketuarve mendojnë se me Ramën kryeministër ose ndoshta me Ramën, punët mund të shkojnë më mirë pas tërmetit. Vetëm 29% e kanë këtë opinion për Bashën.

Krahasuar me sondazhet para tërmetit, Basha ka pësuar rënie, sepse rreth 40% mendonin se punët mund të shkonin më mirë me Bashën kryeministër.

(Shihni tabelën shoqëruese)

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.