Binak Maxharraj
/Janë të fuqishëm zërat në LDK, se mund ta formojnë qeverin edhe pa LVV/
Që tre muaj po zgjasin bisedat midis LVV si parti e parë dhe LDK e dytë. Në këto biseda nuk ka sinqeritet e as deshirë te plotë për te arritë një marrëveshje. Në këto biseda LVV ka hyrë mbrenda me të dy këmbët dhe me besim dhe sinqeritet të madh, kurse LDK vetëm me një kembë dhe pa besim e sinqeritet ndaj LVV.
Kjo tregon së bisedat për t’u arritë një marrëveshje për krijimin e qeverisë po shkojnë më dy skenare. Skenarin e parë po e shohim për çdo ditë midis LVV dhe LDK por pa ndonjë sukses, sepse këto biseda jane te pasinqerta sikur dikush done qe këto biseda te mos përfundojnë me ndonjë sukse, me ndonjë marrëveshje. Strumbullar i këtij dështimi, qe të mos arrihet marrëveshje është pikërisht LDK, e cila me kërkesat e saj, që nuk ia mban barra qeranë, po e demton qellimshëm krijimin e qeverisë.
Pse, po sillet kështu LDK-ja?!
LDK ne këto biseda po e luan lojën e djallit. Zyrtarët e sajë të nivelit të lartë shpesh po deklarojnë së ka edhe opcione tjera për te formuar qeverinë, se qeveria mund të formohet edhe pa LVV. Dihet se LDK, sidomos një pjesë e sajë është e lidhur më Pronto mafien e PDK permes lidhjeve te ndryshme, të cilat nuk deshiron qe t’i shkaterrojë, dhe se pa i këputë të gjitha fijet LDK me Pronto mafien nuk mund te luftojë për shkapjen e shtetit nga korrupcioni dhe krimi i organizuar – pjesë e sajë është edhe vetë. Për kamufllazh të krejtë kësaj është edhe kërkesa e saj, qe me çdo kusht ta marrë Ministrin e Brendshme. Kjo do të thotë së LDK po bisedon me LVV sa për sy e faqe, kurse mendjen e ka se si me e formua një qeveri pa LVV.
Arroganca e Presidentit Hashim Thaçi?!
Se vërtetë LDK nuk është e sinqertë e tregon edhe sjellja fantazmë e Presidentit Hashim Thaçi, i cili po i jepë zjarr edhe me te madh qe mos këtë një qeveri LVV dhe LDK, sepse ky njeri e done LVV jo ne pushtet por ne opozitë. Kjo e tregon fakti i sjelljes së tij antikushtetuese kur bëri ftesa lidhje e pa lidhje, kur caktoi data bile edhe me orë, për të nominuar kryeministrin, qe se deshiron nga partia qe i fitoi zgjedhjet, sepse i ka ne mendje planet e veta ogurzeza për ta penguar formimin e qeverisë jo me LVV, por të LDK me dikend tjeter.
Arroganca e Presidentit Hashim Thaçit u pa kur biseda me Albin Kurtin zgjati vetem 4 minuta, por e pa te arësyeshme qe me komunitetet tjera të bisedojë edhe deri n’ora 2 te pasmesnatës, me siguri qe t’i bindë ata qe të mos ia jepin votat Albin Kurtit për te formuar qeverinë.
Dhe ja kështu bisedat me pjesemarrjën ne hije të LDK për ta formuar qeverinë po zhvillohen në dy binarë. LDK është, pra, ajo qe po e zvarritë procesin e vendimarrjes për formimin e qeverisë, sepse pos këtij opcioni në të cilin ka hyrë ne biseda me LVV, e ka edhe një version rezervë, për ta bërë qeverinë pa LVV, siç po deklarojnë edhe zyrtaret e sajë të lartë.
Nuk do te jete kjo hera e pare, qe LDK mund ta bëjë një gjë të këtillë. Ajo edhe me 2014 e la ne lloçë VLAN-in, për te shkuar te ”vëllau” i vetë në PDK, me të cilin është i lidhur më gjëra të përbashkëta korruptive…