Warren Buffett ndërron Samsungun ‘me kapak’ për një iPhone

0
302
Warren Buffet

24/02/20

Njeriu i tretë më i pasur në botë sipas Forbes, Warren Buffett i cili është një nga aksionarët më të mëdhenj të Apple, më në fund zotëron një nga produktet më të njohura të kompanisë.

Investitori miliarder zbuloi të hënën se ai kohët e fundit se ka ndërruar telefonin e tij me kapak me një iPhone. CEO-ja i Berkshire Hathaway i tha CNBC se telefoni i tij i vjetër Samsung është “zhdukur përgjithmonë”. Ai u tha se mund ta thyente telefonin e tij të vjetër në takimin e ardhshëm vjetor të Berkshire Hathaway në maj. Telefoni i vjetër i Buffett ishte një Samsung SCH-U320.

Ai tha se e përdor pajisjen e re thjesht si telefon pa përdorur shumë aplikacione. Komapnia e tij, Berkshire, zotëron rreth 5.6% të Apple.

“Jeni duke parë një 89-vjeçar që mezi fillon të mësohet me të,” tha Buffett.

Edhe pse atij i janë dhënë disa iPhone ndër vite, përfshirë edhe nga CEO i Apple Tim Cook, ai deri më tani nuk ka përdorur asnjë prej tyre si telefonin e tij personal.

iPhone i ri i Buffett nuk është pajisja e parë e Apple që ai përdor pasi më parë ka përdorur një iPad për të kontrolluar tregun e aksioneve.

Berkshire Hathaway raportoi në rezultatet e saj më të fundit një fitim neto prej 29.2 miliardë dollarë dhe të ardhura nga 4.4 miliardë dollarë.

Berkshire Hathaway është një nga kompanitë më të vlefshme në Shtetet e Bashkuara, me vlerë më shumë se 560 miliardë dollarë. Kompania e Buffett ka investime në kompani si Apple, Banka e Amerikës Coca-Cola dhe American Express. /Opinion.al

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.