Një ditë në qytetin pa këmbësorë

0
234
Tirana - qytet pa banorë në rrugë

Kam bredhur sot, rrugëve të qytetit tim
Jam gjendur fillikat i vetëm, si një jetim!
Një mëngjes në prag-pranverën e rrallë
Dielli shëndrin, e i pret njerëzit me dalë
Jam gjendur jetim, pa njerëz e pa njeri
Kam parë ndonjë kalimtar me hijen e tij
Ecte shpejt dhe tinëzisht, për t’u larguar
Diçka e padukshme qytetin ka pushtuar
Janë strukur të gjithë, brenda në shtëpi
Si milingonat në ditën e ftohtë e me shi
Hija e virusit të padukshëm, vjen rrotull
Më i vogël se qeliza, por i zi e i poshtër
Sheshet, rrugët e dyqanet i ka boshatisë
Sot u bë ai, zot i katandisë dhe pasurisë
Grimca e vogël që futet brenda në qelizë
Ca i moleps, ca i vret e të tjerët i trondit
Mori qytetin, rrezet e diellit dhe mëngjesin
Na ndau, na futi frikën e largësinë ndërveti
Makinat e policisë e ndjekin për ta “vrarë”
E unë këmbësori “trim” po e zura do ta ha.


© Autor, Skender Doçi
Tiranë, e Shtunë 21 Mars 2020

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.