Musa Demit – poezi

0
530
Konferencë mbi gjenocidin grek në Çamëri

Luan Memishaj

Musa Demi (1878-1971), ishte atdhetar shqiptar dhe shkrimtar. Ishte një nga luftëtarët kryesorë të Zgjimit Kombëtar Shqiptar, në krahinwn e Çamërisë dhe në Shqipëri.

Ai burrë, që s’pati prehje,
Natë e ditë për Shqipëri,
Ngjeshur koburen në brez,
Futur dhe librat në gji.
E kish lindur Çamëria,
Atë trimin e pamatë,
Musa Demin nga Filati,
Degë lisi i Dematë.
Çamëria jonë martire,
Ti je, një krahinë me fat,
Gurrë trimash dhe me penë,
Buroi ky fisi Demat.
Ligjëroi shqipen e nënës,
Gjuhë bilbil në vendet tona,
Penën, ti e bëre plumb,
Plumbat seç i bëre shkronja.
Ty të hodhën edhe prangat,
Në ato burgje kalaje,
Ti këndoje këngën tënde,
Nëpër libra, abetare,
Të prangosën duart, lidhur
Por kurrëb jo, shpirtin tënd,
Se plagë e mëmëdheut,
Për Shqipen ty Musa të dhëmb !
Ti i bënë nder historisë,
Në ballë të ka Shqipëria,
Prandaj kënga na buron,
O Musa Demi Çamëria.

Dërgoi për publikim, Enver Memisha

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.