4 milionë të infektuar me Covid-19 në botë – gjysma në SHBA, Itali, Spanjë e Britani

0
255
Coronavirus
Foto Claudio Furlan - LaPresse 14 Aprile 2020 Milano (Italia) News Reparto di Terapia intensiva dell’Ospedale Bassini Photo Claudio Furlan/Lapresse 14 Aprile 2020 Milano (Italy) Intensive care unit of the Bassini Hospital

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në botë i kaloi të shtunën 4 milionë vetë.

Për 2 javë infeksioni preku edhe 1 milionë njerëz të tjerë. Më 27 prill bilanci botëror numëronte 3 milionë të infektuar dhe 200 mijë të vdekur.

Pesë muaj pasi u konstatua në Wuhan të Kinës, infeksioni i kthyer tashmë në pandemi, ka vrarë mbi 270 mijë persona. Rreth 1,5 milionë persona janë riaftësuar – ose ndryshe 30 për qind e të infektuarve – ndërsa vdekshmëria ka shkuar në 6,8 për qind të rasteve.

Vdekshmëria varet nga sistemi shëndetësor, moshës mesatare të popullsisë dhe sëmundjeve shoqëruese.
Në rang botëror Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të të infektuarve dhe të vdekurve – mbi 1 milionë të infektuar dhe mbi 78 mijë viktima.

Pas SHBA-ve renditen Spanja me 280 mijë të infektuar, Italia me 218 mijë, dhe Britania me 215 mijë persona.
Dy vendet me numrin më të lartë të vdekjeve janë SHBA-të me 79 mijë dhe Britania me 31 mijë të vdekur.

exit.al

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.