Media gjermane: Ambasadori Grenell po planifikon të japë dorëheqjen

0
441
Richard Grenell

SHËNIM EDITORIAL

Duke e parë Amerikën me madhështi, e shqiptarët me përulje, para disa ditësh Klajd Kapinova shkroi një shkrim të inspiruar nga avokati i të huajve Peter Lumaj, ku sulmonte Joseph DioGuardin dhe ngrinte lart ambasadorin Richard Grenell. Edhe titullin e kishte bërë me fjalët e Grenell: “Kush është ky Joseph DioGuardi, se nuk po e njoh?” Nuk e njihte Dioguardin as Peter Lumaj…

Tani kur Grenell u zëvendësua nga John Ratcliffe, në postin e drejtorit të agjencisë kombëtare të inteligjencës dhe po bëhet gati edhe të vetë-largohet si ambadsador nga Gjermania, a thua do e njohë Joseph DioGuardin, ish-kongresmenin republikan, që ndihmoi në çështjen shqiptare?! Besoj se po…

John Ratcliffe u tregua mirënjohës ndaj shqiptarëve, për marrjen e postit të ri, se menjëherë sa dëgjoi për emërimin, shkoi dhe takoi një shqiptar në Texas, të cilin e njihte me kohë. Sepse ishte pikërisht DioGuardi, që kërkoi largimin e Grenell nga posti i ndërmjetësit në marrëdhëniet Kosovë – Serbi, ndërsa Peter Lumaj i doli në mbrojtje atij, duke sulmuar DioGuardin.

Duke qenë se shqiptarët janë ndihmuar nga Amerika, kanë arsye edhe ta respektojnë Amerikën. Sapo Grenell i tha Hysenit “largojeni Albinin”, u turr Isa Mustafa me Hashimin si bisha, ku me e rrëzua qeverinë… Prej Grenellit u dolën serbët e listës serbe më patriota e më pro-amerikanë se Albini. Nga ana tjetër, Albini vetë duke qenë se punët e Kosovës i ka rregulluar për mrekulli, dhe duke e menduar Ramën si palë me Hashimin, iu sul edhe ai Ramës, me idenë se me Ilirin, Monikën, Lulin e Saliun, po e rrëzojnë qeverinë Rama bashkë me teatrin kombëtar…

Tani pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë për qeverinë, a do e pranojë ajo dekretin e Presidentit për qeveri nga LDK, apo do të shkojë vendi në zgjedhje?! Rënia e Grenellit ia ka mpirë dhëmballët keq edhe Hashimit e Isës, se fort në të madh ia patën lidhë delitantët! Kështu që tani, vendimi i gjykatës mundet me qenë më i pandikuar…

Disa shqiptaro-amerikanë, që e shohin Amerikën me adhurim, si Giorgo Austrinë, thonin: “A e dini kush është Grenell more? Ai është sot Amerika…” /Arben Çokaj


Bota24/05/20

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, Richard Grenell po planifikon që të dorëhiqet nga kjo pozitë në javët e ardhshme, dy vjet pasi mori këtë post, raportoi sot agjencia gjermane e lajmeve, DPA duke iu referuar burimeve.

Robin Quinville, që është zëvendësambasador, pritet që të bëhet ushtrues detyre i ambasadorit, raporton DPA.

Ky lajm vjen disa ditë pasi Senati amerikan konfirmoi John Ratcliffe, në postin e drejtorit të agjencisë kombëtare të inteligjencës. Në muajin shkurt, presidenti amerikan, Donald Trump emëroi ambasadorin Grenell ushtrues detyre të shefit të kësaj agjencie.

Një zëdhënës i ambasadës së SHBA-së në Gjermani refuzoi të konfirmojë, apo të pohojë se Grenell do të tërhiqet nga posti i ambasadorit.

Edhe Richard Grenell e pranon se do të dorëhiqet:

Grenell shërben gjithashtu si i dërguar special për bisedimet e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Ai nuk iu përgjigj menjëherë në një emaili të veçantë të dërguar nga Reuters. /Opinion.al

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.