Besiana Kadare emërohet zëvendëspresidente e asamblesë së OKB-së

0
420
Besiana Kadare

Besiana Kadare, vajza e Ismail Kadaresë, është përzgjedhur si zëvëndëspresidente e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në sesionin e 75-të të saj.

Më herët, Besiana ka shërbyer si sekretare e parë në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në OKB, në vitet 2002-2005.

Më pas ajo u kthye në Shqipëri për të punuar në Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID). Në 2008-ën, Besiana do të shërbente në ambasadën e Shqipërisë në Francë, ndërsa nga 2011-20016, Kadare ishte Ambasadore e Shqipërisë dhe delegate e përhershme në Organizatën Arsimore, Shkencore dhe Kulturore në Kombet e Bashkuara (UNESCO), në Paris.

Krenare të njoftoj se Shqipëria është zgjedhur si zëvendëspresidente në sesionin e 75 të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Është një nder i madh për të shërbyer si zëvendëspresidente në këtë sesion historik dhe po shoh para për të punuar me ambasadorin turk Volkan Bozkir, që është edhe presidenti i Asamblesë së Përgjithshme”, shkroi vetë Besiana, në rrjetet sociale.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.